Kronikë

Kapet me 476 kg kokainë, arrestohet shqiptari me dy biznese në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:40 - 10/11/21 |
Opi Nion

Një sasi prej 476 kilogramëve drogë është kapur dhe sekuestruar nga policia italiane. Ndërsa mediat shkruajnë se në pranga ka rënë një shqiptar, 38-vjeç.

Mësohet se shqiptari, i cili jetonte në Firence, po udhëtonte në autostradë me një kamion dhe tërhoqi vëmendjen e një patrulle të Polstradës në Arezzos, pasi po qarkullonte në mënyrë zig-zak.

Ai ka shfaqur shenja nervozizmi dhe nuk i ka pëlqyer kontrolli nga Policia Rrugore, ndërsa pas kontrollit të ushtruar në kamion, është gjetur edhe sasia e drogës.

Mediat italiane shkruajnë se 38-vjeçari shqiptar është person pa precedent të mëparshëm penal dhe është pronar i dy kompanive të ndërtimit.

Sipas hetuesve italianë, droga do të kapte vlerën e 45 milionë euro nga shitja në tregun e zi.

38-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike./Opinion.al

Pas