Kronikë

Kapet hajduti në Tiranë, tensione gjatë arrestimit: Unë jam polic


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:49 - 19/09/21 |
Opi Nion

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kombinat, pasi i janë gjetur sende të vjedhura në çantën e dorës.

Sipas policisë është arrestuar shtetasi me inicialet K. B. Momenti i ndalimit të tij është shoqëruar me tensione pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.

 

Pas