Bota

SpaceX/ Udhëtuan në hapësirë, kthehen në Tokë astronautët civilë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:46 - 19/09/21 |
Opi Nion

Katër astronautët amatorë tashmë kanë zbritur në tokë pas tre ditësh në hapësirë. Ata janë ekipi i parë privat, tërësisht civil që udhëtoi në orbitën rreth Tokës.

Ekuipazhi i Inspiration4 u nis me një kapsulë SpaceX nga Florida të Mërkurën dhe zbarkoi të Shtunën në brigjet e shtetit pas orës 19:00 me kohën lokale.

Katër parashuta ngadalësuan shpejtësinë e zbritjes së kapsulës para se të zbriste në ujë, ku anijet e SpaceX vrapuan për ta tërhequr atë.

Ekipi i Inspiration4 u drejtua nga miliarderi Jared Isaacman, shef ekzekutiv i Shift4 Payments, i cili veproi si “komandant” i misionit.

Ai kishte paguar sipas revistës Time rreth 200 milionë dollarë (145 milionë paund) – miliarderit Elon Musk për të katër vendet në bordin e Creë Dragon.

Isaacman u shoqërua nga 3 persona që nuk i njihte, por të cilit i kishte zgjedhur vetë, ish-kandidatja e NASA-s për astronaut Sian Proctor, fizikantja Hayley Arceneaux dhe inxhinieri Chris Sembroski.

“Ishte një udhëtim i mirë për ne,” tha Isaacman me radio menjëherë pas uljes. “Ne sapo kemi filluar”.

Udhëtimi shënon herën e tretë që kompania e Elon Musk dërgon njerëz në hapësirë dhe një tjetër moment historik në tregun e turizmit hapësinor.

“Urime @Inspiration4x !!!”, postoi ai në Twitter pas kthimit të sigurt ekuipazhit.

“Mirësevini në epokën e dytë të hapësirës”, tha drejtori i misionit Todd Ericson në një konferencë për shtyp, duke theksuar se pas kësaj, “udhëtimet në hapësirë ​​bëhen shumë më të arritshme”./Opinion.al

Pas