Kronikë

Kapen 51 kg drogë në Shkodër, si iu larguan dy të rinjtë policisë


               Publikuar në : 13:39 - 17/10/19 |
el ida

Blutë e Shkodrës kanë sekuestruar 51 kg kanabis dhe një sasi fishekësh luftarakë të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara në disa ndërtesa të pa banuara në fshatin Plan.

Policia njofton gjithashtu se në kuadër të operacionit të koduar “Pult” janë shpallur në kërkim dy persona, 27-vjeçari K. L. dhe 24-vjeçari M. L. të dy banues në fshatin Plan, Shkodër.

Në momentin që kanë kuptuar që po ndiqen nga policia, të rinjtë kanë arritur të largohen për shkak të terrenit të vështirë malor por policia njoftoi se po punon intensivisht për kapjen e tyre./Opinion.al

 

 

Pas