Kronikë

Kanosi dy të rinj dhe u theu xhamin e makinës, arrestohet 32-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:47 - 17/04/21 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar një 32-vjeçarë në Kuçovë , pasi ka kanosur dy persona. Bëhet me dije se në pranga ka rënë M.L., banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.

Ky i fundit, sipas uniformave blu ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Magjatë ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”, njofton policia./ Opinion.al

Pas