Kryesore

Balluku: Çunat çamarrokë të Londrës zbresin nesër në aeroportin e Kukësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:04 - 17/04/21 |
Opi Nion

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, shprehet se ditën e nesërme do të realizohet fluturimi i parë nga Londra në aeroportin e Kukësit.

Në intervistën e përgatitur nga stafi i Kryeministrisë për “ERTV”, Balluku thotë se nga informacionet që ka nesër do të bëhet ulja e avionit të parë në aeroportin “Flatrat e veriut”, me çunat nga Londra siç tha ajo dhe do t’i presë kryeministri Rama.

“Mua më rezulton që po. Nga të gjitha të dhënat që kam nga konçesionari. Është fluturim promocional nuk është paguar biletë. Më rezulton se çunat e Londrës janë të rezervuar dhe në datë 18 ulen këtu, i pret kryeministri. Ky është një aeroport i ndërtuar sipas të gjitha kritereve të aviacionit civil evropian. Jemi duke përfunduar detajet e fundit. Këtu punohet. Kanë mbetur detaje të vogla,” tha Balluku.

Më tej ministrja tha se destinacionet e para do të jenë disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Destinacionet e para bëhet fjalë për disa qytete të Zvicrës. I gjithë tregu është i interesuar oër këto destinacione por pa përjashtuar edhe Gjarmaninë dhe disa qytetet italiane,” tha Balluku.

Krahasa videos së intervistës, Balluku shkuan; “Kukës – Aeroporti Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, gati për fluturimin e parë me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra. KUJDES MOS ËSHTË 3D”./Opinion.al

Pas