Aktualitet

Kandidonte në qarkun e Dibrës me PS, dorëhiqet Reme Lala


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:46 - 06/03/21 |
Opi Nion

Reme Lala është tërhequr nga gara si kandidate për deputete e qarkut të Dibrës nën siglën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Lajmi bëhet i ditur nga TCH, e cila raporton se dje vetë kandidatja i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Rama.

Kujtomë që Lala  është futur për herë të parë në Kuvend me partinë e Shpëtim Idrizit, PDIU  në 2017-ën.

Ndërkaq, për mediat nuk është bërë ende e ditur përmbajtja e letrës së dorëheqjes dhe motivet që e shtynë deputeten të merrte këtë vendim./Opinion.al

Pas