Aktualitet

Kandidati për kreun e SPAK, Altin Dumani: Nuk e shoh si një vend pune, por si një mision



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 16/12/22 |
Opi Nion

Kandidati tjetër për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, po prezanton platformën dhe po ju përgjigjet pyetjeve përpara komisionit të KLP.

Gjatë fjalës së tij Dumani u shpreh se nuk e sheh SPAK si një vend pune, por si një mision.

“Jam zv.drejtues në SPAK. Garancia e kandidimit tim është edhe bilanci i punës sime në SPAK. Ndonëse kam qenë zv.drejtues kam marrë pjesë në 99 çështje penale. Kam ushtruar ndjekje penale për vepra me natyrë korruptive, për gjyqtarë të Apelit, Shkallës së Parë, për prokurorë apo drejtues institucionesh.

Besoj se suksesi varet nga bashkëpunimi cilësor dhe institucional, si edhe nga integriteti profesional i çdo anëtari të SPAK dhe i institucionit në tërësi. Është pak vështirë të flasësh për veten. Ne si prokurorë jemi të kursyer kur flasim për veten.

Kam filluar punë në ’99. Karriera ime ka njohur progres. Kam filluar si OPGJ në Sarandë. Më pas drejtues në prokurorinë e Tropojës, rreth shumë i vështirë. Më pas në Tiranë dhe kur u formuan Krimet e Rënda u bëra pjesë e saj. 9 muaj më vonë u bëra zv.drejtues. Në qershor 2007 drejtova Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës. Në vijim isha 8 vjet në prokurorinë e Apelit Tiranë.

Ju përgjigja thirrjes për të aplikuar për në SPAK. Ndërkohë jam pjesë e saj prej tre vjetësh. Nuk e shoh SPAK si një vend pune, por si një mision. Është i vështirë, por të tillë e kam parë dhe këtë frymë kam përçuar edhe te bashkëpunëtorët e mi.

Qenia si pjesë e sektorit të Krimit të Organizuar, jam përballur me eksponentë të rëndësishëm të krimit të organizuar. Kam përfaqësuar akuzën me dinjitet, sipas ligjit. Kam organizuar hetime, drejtuar e madje kërkuar burgime të përjetshme, që janë miratuar nga gjykata.

Si zv.drejtues kam ndërtuar një klimë bashkëpunimi në institucion. Kemi bashkëpunim të frytshëm e cilësor me partnerë të huaj, të cilët mund t’i besojnë SPAK çdo gjë.

Kemi 22 skuadra të përbashkëta hetimore dhe për një pjesë të madhe të tyre kam kontribut, si me ato angleze, franceze, italiane apo më vendet nordike. Kemi bërë hetime paralele. Hetimi i suksesshëm është lufta në gjithë territorin gjeografik ku shtrihet aktiviteti kriminal”-tha Altin Dumani.

 

Pas