Bota

Kancer nga produktet kozmetike, kompania amerikane dëmshpërblen gruan


               Publikuar në : 10:04 - 14/03/19 |
eri on

Kompania shumëkombëshe “Johnson & Johnson” që prodhon produkte farmaceutike, pajisje mjekësore dhe produkte kozmetike, do të duhet t’i paguajë 29 milionë dollarë dëmshpërblim një gruaje. Këtë e ka vendosur gjykata e Oakland në Kaliforni, pasi ka arritur në konkluzionin se gruas i është shfaqur kanceri për shkak të asbestit që gjendet në shumë prej produkteve kozmetike të kësaj kompanie.

“The Guardian” shkruan se edhe në të shkuarën janë dhënë vendime të tilla kundër kompanisë amerikane dhe aktualisht në gjithë botën janë mbi 13 mijë procese të hapura nga qytetarët për çështje të ngjashme. “Johnson & Johnson” ka deklaruar se në gjykatë nuk është provuar se ka lidhje mes përdorimit të produkteve kozmetike dhe kancerit.

“Johnson & Johnson” është ndër kompanitë më të njohura amerikane, me mbi 134 mijë punonjës dhe rreth 80 miliardë dollarë të ardhura në vit./Opinion.al

Pas