Sociale

Elbasani sot kryeqyteti i Ditës së Verës, anulohet “përballja” Rama-Basha


               Publikuar në : 10:14 - 14/03/19 |
b.f

Elbasani është sot kryeqyteti i Ditës së Verës. Që në mbrëmjen e 13 marsit, aty kanë mbërritur qindra njerëz që do të marrin pjesë në aktivitetet festive të organizuara nga bashkia.

Organizimet festive do të kulmojnë sot me koncerte apo vizita të shumta edhe nga politikanët. Në qendër të Elbasanit kanë nisur karnavalet dhe më pas do të vazhdohet me lojërat popullore e ekspozita të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kishin programuar aktivitetet e tyre sot në Elbasan. Por ndryshime të minutës së fundit në axhendat e tyre, kanë shmangur një “përballje” të mundshme.

Rama është sot në Elbasan për mbledhjen e qeverisë, ndërsa Lulzim Basha ka zhvilluar një ecje në orët e para të mëngjesit, e më pas është drejtuar për në Tiranë për të marrë pjesë në një takim me artistë në mbrojtje të Teatrit. Ndërkohë Rama ka zhvilluar disa takime në qytet me kryebashkikaun Qazim Sejdinin dhe Taulant Ballën.

Ndërkohë në Tiranë nuk ka festime, pasi për shkak të motit jo të favorshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj i shtyu organizimet për ditën e dielë./Opinion.al

Pas