Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kancelari i Austrisë: Pranojmë çdo lloj marrëveshje Kosovë-Serbi

2018/11/06 at 2:20 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kancelari i Austrisë: Pranojmë çdo lloj marrëveshje Kosovë-Serbi

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz tha në Prishtinë, se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut është e pranueshme. Në Prishtinë, Kurz takoi Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj në takime të ndara dhe që të dyve ua bëri të qartë se “pa një marrëveshje me Serbinë, Kosova nuk ka perspektivë europiane”.

“Qeveria federale e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje, e cila arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra ne jemi të bindur që, nëse ia dalin që të arrihet një marrëveshje, askush nuk do të jetë kundër asaj marrëveshje dhe për këtë arsye nga ana jonë një marrëveshje e tillë do ta ketë mbështetjen e plotë. Mendoj që edhe në kuadër të BE-së, cilado qoftë marrëveshja, korrigjimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve, atëherë kjo mbështetet edhe nga Bashkimi Evropian”, tha Sebastian Kurz.


“Unë dua të jem shumë i qartë që një përafrim me Bashkimin Evropian e një perspektivë evropiane e jep mundësinë për stabilitet, perspektivë paqe në mënyrë afatgjatë dhe të qëndrueshme dhe kjo varet shumë se a ia dalim që të arrijmë një marrëveshje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra, një marrëveshje paqeje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është baza për çdo përafrim të mëtejshëm me Bashkimin Evropian”, përsëriti kancelari i Austrisë, duke shprehur mbështetjen e tij për përpjekjet e Presidentit Thaçi dhe Presidentit serb Vuçiq, për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.

“Unë e falënderoj Presidentin Thaçi dhe Presidentin Vuçiç për përpjekjet për arritjen e një marrëveshje dhe u lutem të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbështesin këto përpjekje, sepse ky është hapi i nevojshëm drejt perspektivës evropiane. Pra, pa një marrëveshje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk do të jetë e mundshme që të ketë bashkëjetesë paqësore e stabilitet në rajon dhe as perspektivë evropiane. Prandaj i besoj shumë përpjekjeve dhe angazhimit që po bëhen këtu dhe shpresoj që të na çojë në një përfundim pozitiv”, tha Sebastian Kurz.

Ushtria nuk duhet të shkaktojë destabilizim në rajon

Kreu i qeverisë federale austriake foli në Prishtinë edhe për përpjekjet e qeverisë së Kosovës për themelimin e ushtrisë. Ai tha se çdo veprim duhet të jetë i matur mirë dhe që nuk shkakton destabilizim në rajon. “Sa përket themelimit të ushtrisë së Kosovës, jemi shumë skeptik dhe presim që këtu të ketë një dialog të rregullt me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, sepse këtu ka nevojë për shumë kujdes dhe ne presim që në rajon të ndërmerren masa që mundësojnë më shumë stabilitet dhe jo masa që krijojnë destabilizim të rajonit”, tha Sebastian Kurz.

Thaçi nuk përmend korrigjimin e kufijve me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kancelarin e Austrisë nuk e përmendi korrigjimin e kufijve me Serbinë, por tha se një marrëveshje paqeje me Serbinë duhet arritur.

“Kosova ka ndërtuar raporte fqinjësore të mira me të gjitha shtetet fqinje. Po mundohemi maksimalisht që të ndërtojmë raporte korrekte edhe me Serbinë. Fatkeqësisht, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përkundër këtij fakti, Kosova mbetet thellësisht e përkushtuar për dialogun me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që nënkupton normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe pajtimin, që nënkupton njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Presidenti Thaçi.

Kancelari i Austrisë qëndroi në Kosovë pas një vizite që realizoi në Serbi. Edhe në Prishtinë si në Beograd, Kurz tha se Presidenca Austriake e BE-së ka pasur në qendër të punës Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të gjitha shtetet e Ballkanit të kenë një perspektivë të qartë evropiane. /DW

Etiketa: kosovekurtzserbi


Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Ai e goditi 46 herë me thikë, gruaja: Pas burgut sërish bashkë, e dua

Ai e goditi 46 herë me thikë, gruaja: Pas burgut sërish bashkë, e dua

Mish e raki në shkollë? Nikolla-Boçit: Ke zell të admirueshëm për baltë

Mish e raki në shkollë? Nikolla-Boçit: Ke zell të admirueshëm për baltë

Kjo video bën xhiron e internetit, ja çfarë mesazhi të rëndësishëm fsheh

Kjo video bën xhiron e internetit, ja çfarë mesazhi të rëndësishëm fsheh
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}