Aktualitet

Kanabis në stanin e dhenve në “Moçalet e Nartës”, 3 të arrestuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 20/07/21 |
Opi Nion

Fidanë kanabisi janë zbuluar nga policia në një stan në Nartë. Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga tre persona, N. Z., 48 vjeç, personi që ka kultivuar lëndët narkotike si dhe dy shtetas të tjetë që akuzohen për moskallzim krimi.

“Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në territor, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vendin e quajtur “Moçalet e Nartës” në Vlorë, në stanin e shtetasit N. Z., kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sattiva. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin e shtetasit N. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë, si autorin e dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike. Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit N. Z., 33 vjeç dhe G. A., 61 vjeç, të dy banues në Vlorë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Pas