Bota

“Kam vrarë gruan dhe vajzën, tani do vetëvritem…”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:49 - 22/08/21 |
Opi Nion

Një person ka telefonuar urgjencën në Itali dhe ka thënë: “Kam vrarë gruan dhe vajzën, tani do vetëvritem”.

Edhe pse ekipet e urgjencës bënë gjithçka mundën kur mbërritën në shtëpinë në Carpiano, një komunë e vogël në jug të Milanos, nga ku kishte ardhur telefonata,  konstatuan që ajo që telefonuesi i kishte thënë, ishte e vërtetë.

Në shtëpi u gjetën trupat e pajetë të tre personave. Një 70-vjeçar italian, Salvatore Staltari, bashkëshortja e tij 41-vjeçare me origjinë nga Filipinet, Catherine Panis dhe vajza e çiftit, Stefania Staltari vetëm 15 vjeçe.

Nga mediat e huaja mësohet se ngjarja ndodhi në shtëpinë e familjes në Francolino. Sipas asaj që shkuan e përditshmja Corriere della Sera, bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë, e më pas vetëvrasja e 70-vjeçarit, i cili përdori një pistoletë që e kishte pa leje.

Autori 70-vjeçar, i cili kishte precedentë penalë në të shkuarën, raportohet se vuante nga depresioni./Opinion.al

Pas