Kronikë

Aksidenti në Berat, të aksidentuarit ishin pelegrinë nga Tepelena


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:26 - 22/08/21 |
Opi Nion

Detaje të reja janë bërë publike për mediat nga aksidenti i ndodhur në Berat, ku një automjet u fut brenda një dyqani.

Mqsohet se automjeti tip Benz,me targa AA 021 MS,duke qarkulluar me shpejtësi nga lagjia Mangalem në drejtim të qendrës së qytetit,ka humbur kontrrollin dhe është futur brenda një dyqani me pajisje elektro-shtëpiake. Si pasojë e aksidentit të rëndë janë plagosur 5 shtetasit: Leonard Rrapi 34-vjeç,Abaz Kaballi,60-vjeç,Astrit Veliu,23-vjeç,Tahir Redhi,30-vjeç dhe Robert Sadikaj.

Të pesë shtetasit e plagosur janë banues në fshatin Arëz në Tepelenë dhe raportohet se sapo ishin kthyer nga peligrinazhi në Malin e Tomorrit. Ata kishin bërë një ndalesë brenda në qytetin e Beratit,ku po shëtisnin përgjatë qëndrës së qytetit. Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Njëri prej të plagosurve,30-vjeçari Leonard Rrapi është transportur me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,ndërsa 4 të plagosurit e tjerë ndodhen në Repartin e Kirurgjisë së Beratit.Mësohet se edhe drejtuesi i mjetit,26-vjeçari Ergys Petro,banues në lagjen “Kushtrim” në Berat është plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Beratit,nën mbikqyrjen e forcave të policisë. Burime të policisë bëjnë me dije se,shkak për këtë alsident është bërë shpejtësia,me të cilën po udhëtonte 26-vjeçari kur humbi kontrrollin.

Pas