Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kam komunikim me Korab Litën”, Hajdari: S’kemi më debate brenda grupit

2019/11/02 at 6:53 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kam komunikim me Korab Litën”, Hajdari: S’kemi më debate brenda grupit

Deputetja Rudina Hajdari ka folur në lidhje me debatet që kohët e fundit janë zhvilluar brenda grupit. Gjatë një interviste televizive, Hajdari shprehet se debatet mund të ishin shmangur , pasi të gjithë ata kanë një kauzë të përbashkët si opozitë parlamentare.

Duke komentuar zërat, për debate mes grupit në mbledhjen e zhvilluar për reformën zgjedhore, Hajdari tha se për këtë çështje është e vetmja që të gjithë brenda grupit demokrat janë dakord me njëri tjetrin dhe nuk ka asnjë debat.

Ndërkohë, deputetja është pyetur dhe për marrëdhënien e saj më deputetin Korab Lita. Ajo ka thënë se mes tyre nuk ka më debate.

“Patjetër që kemi komunikim, por unë nuk mund të parashikoj se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Unë mund të them nga ana ime që nga ana ime nuk do të ketë absolutisht asnjë lloj debati.” theksoi Hajdari.

Pjesë nga intervista

Ajo çfarë ka ndodhur brenda grupit demokrat mendoj ishte një problem që mund të ishte evituar shumë kollaj, sepse nuk është e nevojshme që ne të kemi këshu përballjesh. Mendoj se jemi një grup që kemi një kauzë të përbashkët dhe mundohemi të bashkërendojmë të gjitha objektivat tonë edhe me grupet e tjera parlamentare në opozitë. Ishte një gjë që mund të shmangej, por gjithësesi ajo u nda me publikun dhe ne u munduam ta zgjidhim sa më drejt për të gjithë. Shumë natyrshëm deputetë të tjerë shprehën dëshirën për t’ju bashkuar grupit demokrat dhe kjo tregon se jemi një grup që kemi goxha mbështetje dhe një grup që po forcohet akoma më shumë. Ky konflikt mendoj se është sheshuar tani dhe ne do vijojmë punën tonë me të gjitha gjërat që kemi marrë përsipër brenda Kuvendit. Nuk ka debate mbi këtë temë. Jemi shumë të vendosur të kemi dy procese paralele, pra të kemi propozimet konkrete për ndryshimin e sistemit dhe të shqyrtojmë me detaje e të shikojmë çfarë propozimesh na kanë dhënë ekspertët për implementimin e rekomandimeve te OSBE/ODIHR. Drafti i parë ishte një draft paraprak dhe i pjesshëm dhe mbi këtë draft ne diskutuam këto pika, por nuk kishte debat mbi këtë gjë, sepse ne jemi goxha të hapur sa i përket rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Këto rekomandime kanë ardhur ndër vite. Kemi një raport normal, por nuk kam pse të fsheh faktin që kemi patur debate me njëri tjetrin, janë gjëra krejt normale.Ne Jemi një grup që kemi ardhur nga një listë që pak a shumë kemi dalë kundër frymës së partisë sonë edhe kjo tregon që kemi karakter të fortë. Por mendoj se deputetët që janë në Kuvend të grupit demokrat më kanë zgjedhur që t’i përfaqësoj që prej fillimit. Ata shprehën vetë dëshirën e tyre për të më caktuar si kryetare të grupit parlamentar. Ishte dëshira e tyre dhe unë në asnjë moment nuk e shpreha një ambicie të tillë. Dhe gjatë kësaj periudhe patjetër që kam patur ngarkesë etj. Por nga ana tjetër jam munduar t’i takoj dhe t’i përfaqësoj ashtu siç ata kanë patur nevojë dhe siç ata e meritojnë./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
-U tha në Opinion

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

2 Qershor, 2025 11:07 pm
Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
Bota

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

2 Qershor, 2025 9:04 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Bota

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen

2 Qershor, 2025 8:36 pm
PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…
Politikë

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…

2 Qershor, 2025 8:23 pm
Para
Tirana ndan pikët me Teutën, Laçi mposht Skënderbeun

Tirana ndan pikët me Teutën, Laçi mposht Skënderbeun

Mbi 45 ushtarë të vrarë nga militantët në Mali

Mbi 45 ushtarë të vrarë nga militantët në Mali

Vritet kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit në Serbi

Vritet kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit në Serbi

TE FUNDIT

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
2 Qershor, 2025

Liri Berisha ka rrëfyer detaje interesante nga takimet e saj me Gonxhe Bojaxhiun (Nënë Terezën), takime këto të zhvilluara si...

Lexo më shumë

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
2 Qershor, 2025

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në...

Lexo më shumë

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…

Nënë Tereza në jetën e Liri Berishës: E njoha si Gonxhja në moshën 12-13 vjeç…
2 Qershor, 2025

Liri Berisha, ka folur për librin “Nënë Tereza në jetën time”, që ka hedhur dritë mbi identitetin e Gonxhe Bojaxhiu,...

Lexo më shumë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com