Sport

Tirana ndan pikët me Teutën, Laçi mposht Skënderbeun


               Publikuar në : 19:21 - 02/11/19 |
Opi Nion

Tirana nuk ka marrë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen ndaj Teutës e vlefshme për javën e 11-të në Kategorinë Superiore.

Tirana kaloi e para në avantazh në minutën e 19 të takimit me Ngo, falë një rrëmujë të madhe në zonën e vendasve. Kryeqytetasit e kontrolluan mirë lojën dhe i lanë pak hapësira vendasve për të luajtur lojën e tyre.

Por, pas disa rasteve të rrezikshme, Teuta duke përfituar nga një gabimi i portierit të kryeqytetasve, arriti që të shënojë në minutën e 92 golin e barzimit.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Kategorisë Superiore, Skënderbeu humbi me rezultatin 1-4 ndaj Laçit që me kthimin e trajnerit Cungu duket se është i papërmbajtshëm. Korçarët kanë grumbulluar vetëm 14 pikë nga 11 ndeshje të luajtura./ Opinion.al

Pas