Sport

Vritet kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit në Serbi


               Publikuar në : 20:23 - 02/11/19 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Beograd të Serbisë. Mësohet se një nga drejtuesit ë tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markoviç është ekzekutuar me gjashtë plumba.

Sipas të dhënave, Ljubomir Kica Markoviç ka ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Milenka Grçiç” në kryeqytetin serb. 37-vjeçari fitoi reputacion në opionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit, të cilin ai e drejtoi me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vaviç.

Markoviç është dënuar me 20 vite burg për vrasjen e një tifozi francez, por pas apelimit iu ul dënimi deri në 13 vite burg.

Gazeta serbe “Blic” shkruan se Markoviç lëvizte lirshëm nëpër rrugët e Beogradit teksa ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandar Vaviç, një nga tre vëllezërit Vavic, i dënuar në mënyrë të përsëritur për krime të ndryshme, të cilët ishin edhe anëtarë të “Alcatraz”.

Nuk dihen ende motivet e vrasjes së tij, por dyshohet se lidhet me problemet dhe konfliktet e shumta që ai ka pasur në Serbi./ Opinion.al

Pas