Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kadare letër Romana Vlahutinit: Jam i tronditur, do isha gati t’ju kërkoja ndjesë

2017/05/10 at 5:25 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kadare zbulon letrat anonime kundër tij në Akademinë e Nobelit

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, nga Parisi ku ndodhet, i ka dërguar një letër ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Në letër, ai shpreh tronditjen për fyerjen që i është bërë ambasadores pas shkrimit në rrjett sociale një ditë më parë nga analisti Kastriot Myftaraj, i cili u ndalua nga Policia, por më pas u lirua.

Shkrimtari i njohur shprehet madje i gatshëm t’i kërkojë ndjesë në gjunjë, por e siguron se mirënjohja ndaj saj do jetë e pacenueshme.

LETRA

Letër për Romana Vlahutin, ambasadore e BE në Shqipëri
E nderuara Zonjë,
Më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në shtypin shqiptar.
Nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç’është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë.
Megjithatë ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër na vuri para përgjegjësisë të gjithëve.
Ndonëse shkrimtar i njohur, nuk marr përsipër të përgjigjem për ato çka mund të ndodhin në këtë vend, për mirë apo për keq. Do të doja thjesht të ndaja me ju pikëllimin që mund të ndiejë njeriu, i cili, në vendin ku vjen të ndihmojë për kapërcimin e brengave, ndeshet me një mosmirënjohje të tillë.
E dashur Romana Vlahutin, do të isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë, për t’ju siguruar se mirënjohja për ju është e do të jetë e pacënueshme.
Ismail Kadare
Paris, 10 maj 2017

Etiketa: KadarekercenimiletermyftarajRomana

Ju sugjerojmë

Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura
Aktualitet

Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura

5 Korrik, 2025 6:03 pm
Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë
Sport

Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë

5 Korrik, 2025 5:52 pm
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

5 Korrik, 2025 5:28 pm
Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
Aktualitet

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

5 Korrik, 2025 5:14 pm
Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
Bota

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

5 Korrik, 2025 4:54 pm
Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend
Aktualitet

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

5 Korrik, 2025 4:37 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Ngërçi politik në Kosovë/DW:Votimi i fshehtë apo i hapur – kjo është çështja

5 Korrik, 2025 4:28 pm
Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv
Aktualitet

Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv

5 Korrik, 2025 4:17 pm
Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit
Aktualitet

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit

5 Korrik, 2025 3:53 pm
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..
Aktualitet

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..

5 Korrik, 2025 3:49 pm
Para
Skenari/ Çfarë ka vendosur të bëjë Basha para se të vijë në Tiranë negociatori i Merkel

"18 qershori" në Kolegjin Zgjedhor. Skenar që PD të futet në zgjedhje?

Basha: Zgjedhjet e lira nxjerrin vendin nga kriza. Rama po bën gati kriminelët që t’i shkatërrojë

Nis takimi i Bashës me 7 kongresmenët amerikanë

Shkrimi kundër ambasadores Vlahutin, Antiterrori ndalon Kastriot Myftarajn

Unioni i Gazetarëve: Kërkojmë heqjen e prangave të Kastriot Myftarajt

TE FUNDIT

Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura

Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura
5 Korrik, 2025

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, për të arrestuarit në kuadër të operacionit...

Lexo më shumë

Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë

Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë
5 Korrik, 2025

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e Diogo Jota këtë të shtunë, në mëngjes....

Lexo më shumë

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
5 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan. Sipas informacioneve të para,...

Lexo më shumë

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
5 Korrik, 2025

Sjellja e punonjësve të policisë ndaj qytetarëve vijon të mbetet një sfidë tejet e vështirë për uniformat blu. Ky fakt...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com