Aktualitet

“Ka shkuar të takojë Vis Martinaj në Kolumbi”, gazetari:Çfarë sjell ora s’sjell moti



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 13/09/22 |
Opi Nion

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka reaguar në lidhje me lajmet e përhapura sëfundmi se ka shkuar në Amerikën Latine për të takuar të shumëkërkuarin e policisë Ervis Martinajn.

Në një postim në Facebook teksa publikon disa nga lajmet e mediave online, Hoxha ironizon komentet duke thënë “çfarë sjell ora nuk sjell moti” duke mohuar diçka të tillë.

Misteri që shoqëron fatin e Ervis Martinaj, i cili para disa javësh u denoncua nga familjarët si i zhdukur ka sjellë komente dhe reagime të ndryshme të opinionit publik.

Postimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:

What fake…..

Çfare nuk ben vaki ne kete vend???!!!

Tani qe u hapen dhe bastet online, 50% me 50% ka vajtur kjo pune

Nuk thote kot populli, “çfare sjell ora, nuk sjell moti”…

Si ka qene ajo batuta e estrades se Fierit:

Partizani, ishte veshur si partizan, qe ta merrnin gjermanet per ballist

Ububuja ç’na gjeti!!!

Hajde mbushi mendjen dynjase qe jam Artan Hoxha dhe nuk jam zhdukur.

 

Pas