Aktualitet

Disa orë para protestës, Meta: Ejani, shikoni me sytë tuaj skenën e krimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:47 - 13/09/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat këtë të martë disa ora para nisjes së protestës të thirrur prej tij te Inceneratori i Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Meta ftoi qytetarët që të marrin pjesë dhe të shohin me sytë e tyre skenën e krimit që sipas tij ndodh përmes vjedhjes së taksave.

“Edhe pak orë na ndajnë nga protesta në vend ngjarje dhe në vend krim, tek inceneratori i Tiranës në orën 18:00 dhe me këtë rast dua ti falënderoj të gjithë qytetarët që kanë shprehur sensibilizimin e tyre lidhur me këtë çështje, sidomos qytetarët e kryeqytetit që janë të parët që vidhen përmes kësaj afere mafioze që cdo ditë gjeneron dhjetëra miliona euro për persona në kërkim, në mbrojtje të kokës së kësaj afere që është Edi Rama.

Dua ti ftoj qytetarët të jenë sot të pranishëm në këtë skenë krimi që ndodh përmes vjedhjes së taksave të tyre dhe përmes mashtrimeve të qeverisë dhe njëkohësisht edhe përmes funksionimit të drejtësisë me regji.

Për ti dhënë njëherë e përgjithmonë fund indiferencës me këtë shkatërrim që po i ndodh jo vetëm shteti ligjor, por edhe ekonomisë familjare.

Të bëhemi bashkë sot në mënyrë që mos vajtojmë vitin e ardhshëm statistikat kur të fillojë shkolla, me numrin në rënie të nxënësve dhe Shqipëria mos jetë më e shkretë dhe e braktisur nga të rinjtë dhe të rejat.

Ndaj i ftoj të gjithë të jenë atje, për të pare me sytë e tyre këtë skenë krime dhe për të vënë gishtin mbi faktet. Për fat të keq drejtësia ka kohë që nuk i shikon për arsye se partia në pushtet e ka zënë për fyti”, tha Meta.

Pas