Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit të Adriatik Llalla për pezullim të dënimit.
Llalla bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullim të dënimit me arsyen se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe se izolimi dëmtonte më rëndë shëndetin e tij.
Kjo kërkesë është refuzuar nga Gjykata e Lartë.
Kujtojmë se Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg për akuzën e mos deklarimit të pasurisë në 3 raste. Ai u arrestua në Itali pasi u arratis nga vendi para se Apeli të vendoste dënimin e tij me burg./Opinion.al