Aktualitet

Çmimet/Berisha:Bordet si në diktaturë,qeveria të kompensojë një për një qytetarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 22/04/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu këtë të premtë ku po flet për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te bordet e ngritura nga qeveria për kontrollin e çmimeve për të cilat tha se të kujtojnë diktaturën.

“Bordet të rikujtojnë kohën e diktaturave. Nuk mund të ketë borde për kontrollin e çmimit të ushqimeve. Qeveria është e detyruar të zbatojë praktika transparente dhe të mbrojë popullatën nga agresioni i rritjes së çmimeve. Bordet krijojnë mundësi për rrugë spekullimi. Anulimi i bordeve përveç Entit rregullator të energjisë është kusht për marrjen e masave që janë farë të thjeshta. Qeveria kompeson një për një rritjen e çmimit të produkteve të shportës. Praktikë e ndjekur në të gjitha kohërat për ata që respektojnë tregun dhe rregullat e tij. Anulimi i menjëhershëm i bordeve është kusht për marrjen e masave të cilat janë të thjeshta”, tha Berisha.Rritja e çmimit të bukës me 15 fish në 1992 nuk krijoi problem se u kompensua nga qeveria”, tha Berisha./Opinion.al

 

Pas