Aktualitet

Ka një sëmundje të rëndë! GJL rrëzon kërkesën e Llallës për pezullim të dënimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:54 - 22/04/22 |
Opi Nion

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit të Adriatik Llalla për pezullim të dënimit.

Llalla bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullim të dënimit me arsyen se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe se izolimi dëmtonte më rëndë shëndetin e tij.

Kjo kërkesë është refuzuar nga Gjykata e Lartë.

Kujtojmë se Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg për akuzën e mos deklarimit të pasurisë në 3 raste. Ai u arrestua në Itali pasi u arratis nga vendi para se Apeli të vendoste dënimin e tij me burg./Opinion.al

Pas