Bota

Ka bashkëpunuar me mafien? Berlusconi nuk pranon të dëshmojë para gjykatës


               Publikuar në : 18:54 - 11/11/19 |
Opi Nion

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me mafies nuk ka pranuar të dëshmojë në gjyq. Berlusconi akuzohet se ka shërbyer si “urë” lidhëse mes mafies dhe politikës.

Ish-kryeministri italian. i tha një gjykatës në Palermo, Sicili, se avokatët e tij e këshilluan që të mos i përgjigjej pyetjeve, raporton AP, duke shtuar se ai refuzoi dhe të bënte fotografi ndërsa ishte para një gjykatësi.

Prokuroria pretendon se grupi mafioz sicilian Kosa Nostra u përpoq t’i afrohej politikanëve në një përpjekje për të marrë më pak dënime për mafiozët.

Ndërkohë, një bashkëpunëtor i ngushtë i Berlusconit dhe ish-senator gjatë qeverisjes së tij, Marcel Del Utre, u dënua nga Gjykata për një çështje që i referohej bashkëpunimit të Cosa Nostra dhe institucioneve shtetërore pas sulmeve me bomba më 1993 në Firencë, Romë dhe Milano./ Opinion.al

Pas