Kryesore

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Kemi gati propozime konkrete


               Publikuar në : 19:40 - 11/11/19 |
Opi Nion

Mbrëmjen e sotme opozita zhvilloi një mbledhje të Grupit të Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, u shpreh se opozita ka propozime konkrete në lidhje me procesin e votimit.

Bylykbashi theksoi se një ndër objektivat e opozitës është lufta ndaj shit-blerjes së votës. I pyetur për një takim të mundshëm me mazhorancën, ish-deputeti nuk dha një përgjigje konkrete, duke ritheksuar se opozita ka gati propozimet

“Ka propozime konkrete për zgjidhjet sa i përket votimit. Identifikimi elektronik, votimi elektronik, është një zgjidhje. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit. Do bëhet e mundur heqja e duarve të komisionerëve, që me urdhër të mazhorancës manipulojnë zgjedhjet. Zgjidhjet tona janë plotësisht të realizueshme”, tha Bylykbashi.

Kur do kemi takim me mazhorancën?
Propozimi jonë është i qartë në tryezë, me planin pesë pikësh. Zgjidhjet e mazhorancës janë krejtësisht të pabesueshme./ Opinion.al

Pas