Sport

Juventus shkarkon Pirlon, Allegri pritet të firmosë për 4 vite


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:32 - 28/05/21 |
Opi Nion

Andrea Pirlo është shkarkuar sot nga posti i trajnerit te Juventus.

Mediat bëjnë me dije se vendin e Pirlos pritet ta marrë Allgeri, i cili sot do të zyrtarizohet si trajneri i ri. Aventura e Pirlos është mbyllur pas një sezoni që ‘zonja e vjetër’ e konsideron zhgënjyes, pasi për herë të parë pas 9 vitesh nuk arriti të fitonte kampionatin. Jo vetëm kaq por u eliminua shumë herët nga Champions League dhe rrezikoi tej mase që të mos kualifikohet sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë me Juventusin Allgeri pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare nga e cila do përfitojë mbi 7 milionë euro në sezon./Opinion.al

Pas