Sociale

Jumbo mundëson kënd argëtues në dy kopshte



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 30/12/22 |
Opi Nion

Fëmijët e kopshtit “1 Maji” në Durrës dhe të vegjlit në kopshtin 10 në Vlorë e pritën atmosferën festive në mjedise argëtuese të rinovuara. Jumbo mundësoi në të dy kopshtet krijimin e këndit të lojërave dhe rinovimin e të gjithë hapësirës së jashtme, për një proces edukativ sa më të plotë.

Almarin Liço, Drejtor Ekzekutiv i Jumbo, thotë se gëzimin e fëmijëve synojmë ta përcjellim tek të gjithë fëmijët, edhe tek institucionet që kujdesen për ta.

“Kujdesi për mirëqenien dhe rritjen e fëmijëve të çdo kategorie është thelbësor në përgjegjshmërinë sociale të kompanisë tonë” shprehet ai. Kompania Jumbo u prezantua në tregun shqiptar para më shumë se një dekade dhe menjëherë u bë marka e preferuar për fëmijët dhe jo vetëm. Ajo koordinon projektet për komunitetin me përgjegjshmërinë sociale të Grupit BALFIN, për të ndikuar pozitivisht në shoqëri.

Në bashkëpunim me organizata të njohura dhe me pjesëmarrjen e punonjësve të vetë kompanisë, Jumbo ka krijuar kushte të përshtatshme edukimi dhe rritjeje për grupmosha të caktuara ndër vite.

Pas