Sociale

Zjarrfikësi që shpëtoi dy vajzat e vogla nga flakët: Një ditë më pas u bëra me djalë…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:44 - 30/12/22 |
Opi Nion

I ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ka qenë zjarrfikësi Shkëlzen Lamuça, tashmë i njohur nga të gjithë, pas gjestit heroik që bëri kur shpëtoi dy vajza të vogla 7 dhe 4 vjeç në një pallat që mori flakë në zonën e Astirit. Ai u nderua me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Gjatë emisionit Shkëlzeni është shprehur se një ditë pasi shpëtoi dy vajzat, ai u bë babai i një djali dhe se viti 2022 ka qenë viti më i bukur për të.

Shkëlzen LamuçaViti 2022 ka qenë një ndër vitet më të bukura që edhe pas shumë kohësh nuk do gëzoj kaq shumë. Pas shpëtimit të dy vajzave, jam bërë me djalë. Bekimi, dhurata më e bukur që mund të marrësh. Jam babai i tre fëmijëve, edhe jo gotë të mbushur, po gotën duke u derdhur. Ka qenë vit i suksesshëm.

Katerina Trungu: Me vajzat keni akoma komunikim, me dy vajzat që keni shpëtuar?

Shkëlzen Lamuça:  Patjetër që kemi komunikim. /tvklan.al

Pas