Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

50 kriminelë shqiptarë do kthehen në atdhe, Daily Mail: Do ta vuajnë dënimin në Shqipëri

2022/12/30 at 3:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
50 kriminelë shqiptarë do kthehen në atdhe, Daily Mail: Do ta vuajnë dënimin në Shqipëri

Media britanike, Daily Mail, raporton se 50 kriminelë shqiptarë që aktualisht janë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar do të dërgohen në atdhe për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. 10 të dënuarit e parë pritet që të deportohen me një avion charter gjatë javëve të para të Janarit.


“Është një “hap i parë” nga dy kombet drejt një rutine të largimit të qindra të burgosurve shqiptarë, duke shpëtuar miliona Paund nga paratë e taksapaguasve britanikë dhe duke krijuar hapësirë në burgjet e tejmbushura”, shkruan Daily Mail.

Sipas medias britanike të gjithë të burgosur që do të vijnë drejt vendit tonë do të kryejnë dënimin e plotë që është vendosur nga gjykatësit në Mbretërinë e Bashkuar.

Deri më tani, deportimet nga Zyra për Punët e Brendshme drejt Tiranës përfshinin kriminelë, të cilët kishin mbaruar dënimin në Britani ose kishin kaluar kanalin e “La Manshit” në mënyrë ilegale.

Një burim i qeverisë shqiptare tha dje se bisedime intensive mes ministrit britanik të drejtësisë dhe ministrit shqiptar Ulsi Manja, kanë çuar në një marrëveshje për transferimet e para në burgje.

“Ne kemi kapacitete të kufizuara në burgjet tona. Por për të treguar se jemi gati të përmbushim detyrimet tona ndaj Britanisë së Madhe, ne kemi rënë dakord të presim 50 shqiptarë që kanë shprehur gatishmërinë për t’u kthyer”, shtoi burimi sipas Daily Mail.

Media britanike shkruan se shqiptarët përfaqësojnë 10% të të huajve që mbahen në burgjet e Anglisë dhe të Uellsit. Megjithëse grupi i parë i të dëbuarve kanë rënë dakord të kthehen, marrëveshja Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar thotë se të burgosurit mund të transferohen në të ardhmen edhe pa pëlqimin e tyre.

Daily Mail shkruan se në të ardhmen sipas kësaj marrëveshjeje do të jenë të detyruar që të kthehen në Shqipëri disa shqiptarë që vuajnë dënime për vrasje apo për trafik droge.

Si raste, Daily Mail sjell në vëmendje Koçi Selamajn  37-vjeçarin që vrau Sabina Nessa-n në Shtator të 2021-shit ndërkohë që ajo ecte në një park në Londër. Për këtë krim ai u dënua me 36 vite burg.

Një tjetër vrasës që vuan dënim në burgjet britanike është Ali Qazimaj, 48- vjeç. Ai vrau një 75-vjeçar të quajtur Peter Stuart, ndërsa gruaja e këtij të fundit nuk u gjet kurrë.

Gjithashtu  Daily Mail thotë se në burgjet britanike ndodhen edhe bosët e drogës si Valjet Pepaj, 32 vjeç i dënuar me 27 vite burg, Erald Mema, 37 vjeç i dënuar me 25 vite burg dhe Sami Qerkini, 57 vjeç i dënuar me 20 vite burg.

Në burgjet në Angli sipas medias britanike vuajnë dënimet për krime të ndryshme 1,336 shqiptarë.

Ministria e Drejtësisë në Shqipëri do të marrë informacion mbi vendimet e dënimit të kriminelëve shqiptarë dhe detajet e veprave për të cilat ata u shpallën fajtorë.

 



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Pakoja e madhe/ 20 mijë lekë për zjarrfikësit dhe 10 mijë lekë për punonjësit e policisë

Pakoja e madhe/ 20 mijë lekë për zjarrfikësit dhe 10 mijë lekë për punonjësit e policisë

Zjarrfikësi që shpëtoi dy vajzat e vogla nga flakët: Një ditë më pas u bëra me djalë…

Zjarrfikësi që shpëtoi dy vajzat e vogla nga flakët: Një ditë më pas u bëra me djalë…

Shtimi i rasteve me Covid në Kinë, mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve në vendin tonë

Shtimi i rasteve me Covid në Kinë, mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve në vendin tonë
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}