Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ju erdhi që është rrahur në mënyrë brutale”, 12-vjeçari në Tiranë dhunohet në shkollë

2025/03/18 at 9:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Ju erdhi që është rrahur në mënyrë brutale”, 12-vjeçari në Tiranë dhunohet në shkollë

Një tjetër rast bullizimi dhe dhune raportohet në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në mes të Tiranës. Nëna e një 12-vjeçari tregon se prej vitesh i biri është bullizuar nga bashkëmoshatarë të tij.


Episodi më i fundit ka ndodhur në 28 Shkurt, por nëna nuk mori dijeni pasi 12-vjeçari e fshehu dhunën nga frika e përsëritjes. Ishte prindi i një fëmije tjetër, që sinjalizoi nënën duke i thënë, se i biri ishte dhunuar nga 4-5 fëmijë me sharje, shkelma e grushte.

“Unë jam nëna e një 12-vjeçari që studion tek shkolla ‘Kosova’. Rasti i bullizimit të fëmijës sonë ka filluar që para disa vitesh në shkollën fillore dhe vazhdon edhe sot që janë në klasën e shtatë. Më 28 Shkurt ka ndodhur një rast shumë i rëndë dhune. Njëri e ka shtyrë pastaj e kanë goditur me shkelma e me grushte. Ka qenë ditë e premte në 5 minutësh me bukë në dorë dhe asnjëri nuk reagoi. Çuni nuk tregonte sepse ka qenë rast i përsëritur, kishte frikën nga masa dhe ishte mbyllur çuni. Vjen në shtëpi e ankohet për krahun, e pyes se mos kishte ndodhur gjë në shkollë, ‘jo më tha’. Dhe insistonte për të shkuar për të bërë një grafi, ndërkohë që ai nuk pranon kurrë për të shkuar tek mjeku.

Unë nuk i kushtova shumë rëndësi. Të hënën një prind ka raportuar në shkollë këtë dhunë që i fëmija i kishte treguar dhe mua nuk më njofton asnjë njeri. Bëhet një pyetësor rastësisht dhe rastësisht e pyet nëndrejtoresha fëmijën tim dhe i thotë ‘a ka ndodhur që ti je zënë’, ‘po’ i thotë ‘sepse më përmendi emrin e babit’, por nuk i tha se çfarë dhune kishte ngrënë. Të martën unë isha në punë dhe më merr prindi në telefon e më thotë ‘unë kam raportuar e nuk është bërë asgjë, ty të ka njoftuar njeri, jo i thashë. Ne nuk dinim asgjë, në këtë moment filloj komunikimin me çunin se çfarë kishte ndodhur dhe më pas filloi që të fliste. Më tregoi, situata ishte më alarmante, më e rëndë. Një e kishte shtyrë, pastaj të tjerë i ishin futur me shkelma e me grushte. Ky po kishte vënë dorën të mbrohej, mbante barkun e kokën me dorë. Tha ‘qaja e nuk kisha mundësi të ngrihesha, të ngrija bukën nga sheshi”, tregon nëna e 12-vjeçarit.

Zonja tregon se e çoi djalin te mjeku dhe rezultoi se ai kishte shembje të parakrahut. Meqë shkolla nuk i tregon gjë, thërret policinë dhe situata agravohet.

“Kishte dhimbje tek parakrahu fëmija. E çuam tek Spitali i Traumës, mjeku na tha që nuk ka thyerje, por e ka dhimbje nga shembja. Na dha për ta lidhur me një fashë e një tip xheli. Kontaktova me mësuesen, por asnjë përgjigje. E raportova si rast, dyshoj për këtë gjë dhe dua që policia të jetë në dijeni. Në momentin që policia i ka kontaktuar, atëherë na shkruan mësuesja kujdestare që kemi shkuar në Komisionin e Etikës. Në të vërtetë nuk po mbahej i njëjti qëndrim, ishte një provokim. Ishte e kotë dhe ato me një lloj skenari e mbyllën mbledhjen. Shkolla nuk ka mbajtur asnjë lloj qëndrimi për atë që kishte ndodhur, por problemi ishim ne që kishim shkuar në polici”, tregon më tej denoncuesja.

Dhunën sistematike e tregon dhe vetë 12-vjeçari.

“Të premten unë sapo hapa bukën, sepse kisha uri, shkova të hidhja letrën në kosh. Diarti fillon e shtyn, më pas mblidhen disa veta e fillojnë më godasin me shkelma e grushte. Pastaj shkove në bankën time, më erdhi për të qarë. Më dëmtuan krahun, më çoi dhe mami në Spitalin e Traumës. Nuk u ankova, po ishte më shumë ai stresi sepse ata janë shumë veta, 4-5 veta dhe po të dal vetëm unë duket sikur gënjej. Ose kam atë stresin që dukem si spiun, kanë filluar që në klasë të 2-të kur erdha, por ishte më e pakët, pastaj filluan nga klasa e 4 sikur u qetësuan pak marrëdhëniet, kurse nga e 5-6 dhe tani e 7 ka qenë më keq. U kam treguar prindërve, por jo të gjitha. Për këtë rast nuk e kam takuar psikologen, sepse nuk është se reagojnë, i mbyllin në çast. I kam thënë vetëm një herë, që ishte ai rasti që janë ankuar edhe prindërit, por thashë edhe më parë që ata janë grupe, e duket sikur unë jam gënjeshtar. Kam frikë se mos kam edhe pasoja. Kërkoj që të jem i mbrojtur nga shkolla. Të kaloj mirë, të vij për të mësuar, jo për të duruar këta tipat që u duket vetja gango”, rrëfeu për mikrofonin e emisionit “Stop” 12-vjeçari.

Mamaja e 12-vjeçarit kërkon llogari te mësuesja kujdestare dhe tek oficerja e sigurisë, që nuk e kanë njoftuar, por të dyja ato justifikohen që nuk e dinin edhe pse mesazhi i prindit tjetër e kishte sinjalizuar situatën.

Prindi: Pse nuk më thatë, që djali ishte i dhunuar, ju si mësuese kujdestare?

Mësuese Katerina Gjikoka: Pse s’ju thashë unë?

Prindi: Po pse s’më keni njoftuar?

Mësuesja Katerina Gjikoka: Në sajë të indicies së fundit, që unë u informova si mësuese kujdestare, situatën e kam paraqitur brenda gjitha institucioneve, brenda shkollës.

Prindi: Nuk e quajte të nevojshme, të më njoftoje mua?

Mësuese Katerina Gjikoka: Në sajë të bisedës, që ne bëmë me djalin…

Prindi: Po ai mohoi dhunën dhe ti u mjaftove, nuk e çove direkt, hajde shpejt, se është alarmante dhe ta çoje tek psikologia?

Mësuese Katerina Gjikoka: Ne u ndalëm, sepse indicia ishte, që kishte vetëm lakim të prindit, kaq!

Prindi: Në mesazh, a ju erdhi, që ai është rrahur në mënyrë brutale? Mesazhin e kam edhe unë, edhe ti, edhe drejtoresha!

Mësuese Katerina Gjikoka: Absolutisht, që nuk e mohoj mesazhin! Kemi folur, kemi mbledhur të gjitha instancat, për të vazhduar situatën…

Prindi: Nuk është mjaftueshëm, për të më njoftuar mua?

Mësuese Katerina Gjikoka: Për të marrë vesh, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë! Nga takimi që u bë, thirrëm prindërit! 

Prindi: U thirrën pas Policisë prindërit! Mos ma thoni, që u thirrën prindërit! Nuk u thirrën! U thirrën pas Policisë prindërit! Dhe problemi i vetëm, ku unë kërkova, ku është Katerina, ku është oficerja e sigurisë, më thanë: atje ku i ke çuar ti, në polici! Në polici, nuk ka, pse t’ju vijë keq! Për sa kohë ju merrni rrogën, ju jeni përgjegjës për fëmijët e mi, brenda këtyre mureve! Pse nuk më njoftuat? Të erdhi një mesazh, që thotë e rrafën në grup!

Oficerja Blunilda Xhakani: Pse nuk erdhi ky prindi, të na njoftonte ju lutem, por bën mesazhe?

Prindi: Por prindërit nuk janë në dispozicion, të vijnë.

Oficerja Brunilda Xhakani: Që unë ta vërtetoj, nëse fëmija ka gënjyer prindin, apo jo, se prindi mund të shikojë telenovela turke edhe për mesazhe!

Prindi: Ajo tha e rrafën, çuni nuk pranoi dhe ju nuk njoftuat askënd! Psikologia çfarë tha, kur ai fshehu dhunën? Fshehu dhunën Natani, nuk raportoi dhunën!

Mësuese Katerina Gjikoka: Në qoftë se dalim, se çfarë ka ndodhur dhe situata me bashkëshortin tuaj…

Prindi: Me bashkëshortin tim… i ka ardhur shpirti në majë të hundës, dhe ju jeni përgjegjës, që ne nuk kontrollojmë dot veten! Unë ju shkruajta e tronditur mësueses kujdestare dhe drejtoreshës dhe asnjëra nuk tha asnjë gjysmë fjale. Më vjen keq, që ka ndodhur, ne do marrim masat, por nuk më njoftuat, kur ndodhi kjo, dhe akoma më keq, kur fëmija fshehu dhunën./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
Rajoni

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

5 Korrik, 2025 6:45 pm
Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…
Aktualitet

Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

5 Korrik, 2025 6:22 pm
Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura
Aktualitet

Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura

5 Korrik, 2025 6:03 pm
Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë
Sport

Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë

5 Korrik, 2025 5:52 pm
Para
U vranë qindra persona, Netayahu: Sulmet në Gaza janë vetëm fillimi

U vranë qindra persona, Netayahu: Sulmet në Gaza janë vetëm fillimi

Rusia publikon përmbledhjen e bisedave të zhvilluara mes Putin dhe Trump

Rusia publikon përmbledhjen e bisedave të zhvilluara mes Putin dhe Trump

Trump anulon mbrojtjen për fëmijët e Biden

Trump anulon mbrojtjen për fëmijët e Biden
















TE FUNDIT

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
5 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës...

Lexo më shumë

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
5 Korrik, 2025

Gazetari Ihar Karnei ishte me humor të mirë atë mëngjes të së hënës, dy vjet më parë, kur u nis...

Lexo më shumë

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
5 Korrik, 2025

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë bllokuar një mjet lundrues tip skaf dhe kanë ndëshkuar me...

Lexo më shumë

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
5 Korrik, 2025

“Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, vatra e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Elbasan është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com