Bota

Jo më teste për udhëtarët e vaksinuar që hyjnë në Britani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:33 - 24/01/22 |
Opi Nion

Tashmë kushdo që do të duhet të udhëtojë në Angli dhe që është i vaksinuar plotësisht, nga 11 shkurti nuk do të paraqesë asnjë test për Covid 19.

Këtë e ka bërë të ditur në Parlament ministri britanik i Transportit, Grant Shapps, pas përparimeve të dhëna nga kryeministri Boris Johnson.

Vendimi përshpejton rrugën drejt heqjes së masave kufizuese nga qeveria konservatore në sfondin e një kurbe të infeksioneve dhe shtrimeve në spital, që kanë ardhur në rënie prej disa javësh në Mbretërinë e Bashkuar, pas valës së shkaktuar nga varianti Omicron. Ky është një ndryshim i shumëpritur nga industria e turizmit dhe nga kompanitë ajrore, pas shumë muajsh të karakterizuar nga kufizimi i tamponit negativ.

Mbretëria e Bashkuar nisi të lehtësonte masat në fillim të këtij viti, me heqjen e testit të dyfishtë molekular të imponuar mbi udhëtarët në vazhdën e alarmit Omicron dhe zëvendësimin e tij me një test të thjeshtë antigjeni brenda ditës së dytë pas mbërritjes.

Nga 11 shkurti edhe kjo nuk do të jetë më e nevojshme, nënvizoi Shapps, duke shtuar se tani për tani mbetet në fuqi vetëm përpilimi i formularit digjital, i prezantuar që nga fillimi i pandemisë për verifikimin e të dhënave dhe statusit të pasagjerëve në lidhje me infeksionin.

Pas