Aktualitet

“Jo e anëtar Kryesie e sekretar”/Berisha: Po përpiqemi të mos dublojmë funksionet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:00 - 03/06/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë,  tha se në Partinë Demokratike po përpiqen të mos dublojnë funksionet. Sipas Berishës nuk do të ketë në PD edhe anëtar kryesie edhe sekretar. Ai theksoi se po përpiqen të bëjnë një shpërndarje sa më të gjerë të pozicioneve.

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi propozimet e bëra në përputhje me Statutin nga Kryetari i saj për n/kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së dhe sekretariatet e kësaj partie.
 Për n/kryetar të PD-së dy vende, u propozuan: z.Agron Shehaj, z.Oerd Bylykbashi,  z.Belind Këlliçi,  z.Luçiano Boçi. Për Sekretar të Përgjithshëm:z.Flamur Noka, z.Arben Ristani, Për Sekretar për Organizatat Partnere Znj. Iliriana Kuçana, Megi Balliu, Sekretar për Transparencën, luftën kundër Korrupsionit dhe Rikthimin e Pronave, Lediana Mandia, Andi Pustina,  Sekretar për të Drejtat e Njeriut, Elda Hoti, Bislim Ahmeti, Sekretar për Organizimin, Ervin Minarolli, Aurel Bylykbashi, Sekretar për Integrimin Europian, Edmond Spaho, Lediana Fratari, Sekretar për Marrëdhënie Publike, Jola Hysaj, Sara Bodo, Sekretar për të Përndjekurit Politikë, Lorenc Luka, Bedri Blloshmi, Sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit, Tritan Shehu, Indrit Hoxha, Sekretar për Ligje dhe Çështje Elektorale, Ivi Kaso
Çlirim Gjata, Sekretar për Pushtetin Vendor, Dasho Aliko, Ylli Asllani, Gjykatësi i Partisë, Endira Bushati Adriana Kalaja Anëtarët e tjera emrat e të cilëve nuk i kam  këtu, do të jenë anëtarë të Gjykatës.
Siç e shihni këto janë propozimet. Një nga kryetarët duhet të ishte pa diskutim nga zonjat, por u vendos që në kuvendin e parë që do të  mblidhet statuti do të caktojë që një të tretën e këtij forumi në nivelin më të lartë të jetë nga zonjat. Janë pasqyruar gjerësish në nivel sekretariatesh, siç e shihni dominojnë femra, shumë të kualifikuara, dominojnë prurje të reja në PD, por edhe drejtues me eksperiencë të saj. Ne përpiqemi të mos dublikojmë funksionet. Të gjithë ata që mund të jenë këtu anëtar kryesie largohen nga Kryesia, nuk mbajnë postin edhe anëtar kryesie edhe sekretar. Në tërësi përpiqemi të bëjmë shpërndarje sa më të gjerë”, tha Berisha.

Pas