Kronikë

Përplasjet e fisit ‘Bajri’ dhe vrasjet e bujshme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:09 - 03/06/22 |
Opi Nion

Ekzekutimi i Nazmi Bajrit në Shkodër, ka rikthyer dhe njëherë përplasjet e përgjakshme që ndër vite regjistrohen në këtë qytet. 68-vjeçari nuk rezultonte me precedentë kriminalë, por konfliktet që djali i tij i ekzekutuar në vitin 2001 dhe që fisi Bajri kanë në këtë qytet, e bëjnë atë një emër jo pak të njohur për policinë.

Prej më shumë se 20 vitesh, pjesëtarë të fisit Bajri lakohen si me rrezikshmëri të lartë për shkak aktivitetit të tyre dhe përplasjeve me fisin Lici.

4 anëtarët e tij Enver, Safet, Ilir dhe Behar Bajri janë akuzuar vepra të ndryshme kriminale, nga vrasjet, trafiku narkotikëve e deri tek gjobëvënia. Prej tyre, vetëm Safet Bajri ndodhet në burg.

Përplasjet e kanë zanafillën në vitin 2000 kur në 28 shkurt, Behar Bajri do të ekzekutonte efektivin e policisë, Petrit Demiri. Për këtë ngjarje ai u dënua me 2 vite burg.

1 vit më vonë më 7 shkurt të 2001, anëtarë të këtij grupi do të vrisnin Arben Tuzin, por saga e vrasjeve nuk ndalej këtu. Në 20 qershor të 2002 në Shkodër vritet 15-vjeçarja, Fabiola Harxhi.

Më 21 tetor të 2001 ekzekutohet Indrit Bajri. Autorët e dyshuar ishin Ilmir Hajdari, Kujtim Barbullushi dhe Xhabir Shegaj. Ky i fundit i cilësuar si një person tejet i rrezikshëm do të eliminohej në vitin 2015 me snajper nga Kalaja e Shkodrës.

Pas kësaj ngjarje përplasjet mes grupeve në Shkodër do të ulnin paksa ritmin, për t’u riaktivizuar në 2018 kur Lulzim Kullës do i vendosnin tritol në motorin e tij. Ky personazh ishte tejet i afërm me fisin Lici dhe kunat i Fatbardh Licit të ekzekutuar po në atë vit.

Tritoli tek Lulzim Kulla do të hapte siparin e ngjarjeve pasi në një vit do të shënoheshin 9 ngjarje kriminale.

Pas këtij viti të tjera ngjarje do të përgjaknin Shkodrën dhe mes emrave që do ekzekutoheshin ishin, Bardhok Pllanaj, Ridvan Ramazani e së fundmi Nazmi Bandulla. Edhe këto ngjarje ndonëse një pjesë pa autor do të çonin hetuesit tek pista e përplasjeve të vjetra mes grupeve kriminale në këtë qytet./Tv Klan

Pas