Bota

Treni del nga shinat në Gjermani, të paktën 3 të vdekur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:03 - 03/06/22 |
Opi Nion

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga shinat në rajonin jugor gjerman të Bavarisë.

Treni ishte nisur për në Mynih kur doli nga shinat rreth orës 12:15 CEST në Burgrain, pranë qytetit turistik alpin të skive Garmisch-Partenkirchen.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se vagonat janë përmbysur dhe janë rrokullisur nga argjinatura.

Nuk ishte e qartë se sa njerëz ishin në tren në momentin e aksidentit, i cili ndodhi në ditën e fundit para pushimeve të shkollës.

Qeveria lokale dhe policia në Garmisch-Partenkirchen konfirmojnë tre persona të vdekur.

Shkaku i daljes nga shinat po hetohet dhe një operacion i madh shpëtimi është duke vijuar.

Pas