Kryeministri Edi Rama ka vizatuar ditën e sotme shtëpinë e një të moshuare plot 111 vjeç.
Mësohet se nënë Zenepeja, tanimë ka marrë dhe vaksinën kundër COVID-19.
Nënë Zenepja, siç u konfirmua edhe nga familjarët, ka dashur prej kohësh të kishte një takim me kryeministrin Rama dhe kjo u arrit këtë të enjte.
“111 dhe tanimë e vaksinuar, mendja top e zemra e bardhë si bora- Jeta është vendi i mrekullive”, shkroi kryeministri./Opinion.al