Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jeta e anëtares së Gjykatës së Lartë në SHBA, Ruth Bader Ginsburg

2020/09/19 at 7:44 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Jeta e anëtares së Gjykatës së Lartë në SHBA, Ruth Bader Ginsburg

Anëtarja e Gjykatës së Lartë së Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta dje në banesën e saj në Uashington, në moshën 87 vjeçare. Gjykatësja Ginsburg vdiq nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, njoftoi Gjykata e Lartë. Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte vetëm e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.


“Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts. Zonja Ginsburg, gruaja e dytë që shërbeu në gjykatën më të lartë amerikane, e filloi profesionin në një periudhë kur kishte shumë pak gra juriste. Ajo u përpoq gjatë karrierës së saj të zgjeronte barazinë e grave dhe arriti në statusin e pothuajse një ikone në radhët e qarqeve progresiste. Ajo kishte lindur më 15 mars 1933, në Bruklin të Nju Jorkut.

Anëtarja e Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, gruaja e dytë që shërbeu në gjykatën më të lartë amerikane, e filloi profesionin në një periudhë kur kishte shumë pak gra juriste. Ajo u përpoq gjatë karrierës së saj të zgjeronte barazinë e grave dhe arriti në statusin e pothuajse një ikone në radhët e qarqeve progresiste. Zonja Ginsburg lindi më 15 mars 1933, në Bruklin të Nju Jorkut dhe vdiq në moshën 87 vjeçare në Uashington.

Më 10 gusht 1993, Ruth Bader Ginsburg u bë gruaja e dytë në historinë e Shteteve të Bashkuara që u bë anëtare e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara.

Zonja Ginsburg e dinte se ajo dëshironte të bëhej avokate që në vitin e tretë në kolegj.

Ajo ishte e motivuar nga “frika e kuqe” që mbërtheu kombin në vitet 1950, kur amerikanët kishin frikë nga kërcënimi i perceptuar nga Bashkimi Sovjetik.

Në një proces të udhëhequr nga senatori Joseph McCarthy, mijëra njerëz u akuzuan publikisht si komunistë.

“Kishte avokatë të guximshëm që ngrinin zërin për ata njerëz dhe po i kujtonin Senatit tonë, të shikonin Kushtetutën, të shikonin amendamentin e parë, se çfarë thuhet aty? /// Nëse avokatët mund të na ndihmojnë të kthehemi në kontakt me vlerat më themelore, kjo është ajo që unë dua të jem”, tregonte zonja Ginsburg.

Prindërit e zonjës Ginsburg nuk e inkurajuan atë të studionte për drejtësi, të frikësuar se nuk do të ishte në gjendje të gjente një punë në profesionin e mbizotëruar nga meshkujt.

Por, zonja Ginsburg ishte e vendosur. Dhe pasi u diplomua nga Universiteti Cornell në 1954, ajo u pranua në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit Harvard, vetëm pesë vjet pasi filloi të pranonte gra.

“Kur hyra në fakultetin e drejtësisë, ishim mbi 500; nëntë prej nesh ishin gra”, tregonte zonja Ginsburg.

Dy vjet më vonë, burri i saj – Martin Ginsburg, një avokat i njohur i taksave dhe profesor i drejtësisë – filloi punë në qytetin Nju Jork, dhe zonja Ginsburg u transferua në Shkollën e Drejtësisë në Columbia ku ajo mori diplomën e saj në 1959.

Dhe, siç e kishin parashikuar prindërit e saj, ajo e pati të vështirë të hynte në botën e burrave.

“Nuk kishte asnjë firmë të vetme (ligjore) në të gjithë qytetin e Nju Jorkut që të ishte e gatshme të rrezikonte me mua”, tha ajo.

Por me ndihmën e një profesori, ajo filloi një punë zyre.

Menjëherë pas kësaj, ajo filloi të jepte mësim në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Rutgers dhe atë të Universitetit Columbia.

Në 1972, zonja Ginsburg themeloi Projektin për të Drejtat e Grave, për të punuar për barazinë për gratë dhe vajzat, në të gjitha sferat e jetës.

“Në atë kohë kishte shumë, shumë ligje që u jepnin përparësi burrave ngaqë thjesht ishin burra”, thotë zonja Lenora Lapidus.

Zonja Lapidus është drejtore e Projektit të të Drejtave të Grave, në Unionin Amerikan për Liritë Civile (ACLU).

“Gjatë gjithë viteve 1970, ndërsa drejtoi Projektin për të Drejtat e Grave, ajo solli çështje gjyqësore të njëpasnjëshme në Gjykatën e Lartë në mënyrë që të përcaktohej që Kushtetuta ndalonte diskriminimin seksual”, thotë zonja Lapidus.

Dy dekada më vonë, Ruth Bader Ginsburg ishte anëtare e asaj Gjykate, e emëruar në 1993, nga Presidenti Bill Clinton.

Gjatë kohës së saj në Gjykatën e Lartë, ajo ishte një zë elokuent për anën liberale të kësaj trupe.

Zonja Ginsburg besonte se pengesat gjinore me të cilat përballen gratë në vendin e punës sot janë zhdukur në Shtetet e Bashkuara.

Ajo që mbetet, tha ajo, është diçka që nuk mund ta vendosë një gjykatë; që shoqëria amerikane të jetë e hapur ndaj idesë që gratë dhe burrat kanë nevojë për një ekuilibër midis punës dhe familjes.

Zonja Ginsburg ekuilibroi jetën e saj si nënë e dy fëmijëve që punonte, me dashurinë dhe mbështetjen e burrit të saj Martin, i cili ndërroi jetë në 2010.

“Gjëja më e rëndësishme ishte që kisha një partner të jetës, burrin tim, i cili mendonte se puna ime ishte të paktën po aq e rëndësishme sa e tija, dhe që dëshironte shumë të bëhej pjesë e viteve të rritjes së fëmijëve të tij”, tha zonja Ginsburg.

Anëtarja e Gjykatës së Lartë thoshte se ajo gjithmonë përpiqej të bënte atë që ajo besonte se është e drejtë.

“Shpresoj që të kujtohem si dikush që e donte ligjin, e donte vendin e saj, e donte njerëzimin, çmonte dinjitetin e çdo individi dhe punonte sa më shumë me çfarëdo talenti që kishte, për ta bërë botën pak më të mirë se ç’ishte”, thoshte zonja Ginsburg./VOA

Etiketa: GINSBURGjetakarriera


Ju sugjerojmë

Rama për Zvërnecin: Nuk e di çfarë ka thënë Gonzato, por e ka gabim
Kryesore

Rama për Zvërnecin: Nuk e di çfarë ka thënë Gonzato, por e ka gabim

9 Qershor, 2026 4:46 pm
Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur
Kryesore

Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur

9 Qershor, 2026 4:43 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta

9 Qershor, 2026 4:41 pm
Protesta në Zvërnec, Rama-qytetarëve: S’iu kam tradhtuar kurrë
Kryesore

“Mbi 100 mijë protestues”, Rama-senatori amerikan: Janë më pak se 10 mijë

9 Qershor, 2026 3:20 pm
Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë
Kryesore

Rama: Kam njohur shijen e gjakut në protesta, në bulevard u vranë 4 vetë

9 Qershor, 2026 3:12 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin

9 Qershor, 2026 2:11 pm
Kina kryen transplantin e parë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient
Bota

Kina kryen transplantin e parë të mëlçisë dhe veshkave të derrit te një pacient

9 Qershor, 2026 2:06 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I zhdukur prej disa ditësh/ Eglant Koçi dyshohet të jetë rrëmbyer, një i arrestuar

9 Qershor, 2026 1:34 pm
Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre
Bota

Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre

9 Qershor, 2026 12:37 pm
Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar
Kronikë

Dhunimi i drejtorit të AKU Shkodër, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

9 Qershor, 2026 12:31 pm
Para
Fejohet këngëtarja miliardere, kush është mashkulli që i ka marrë mendjen

Paris Hilton është shtirur për vite me radhë: S'jam ajo bjondja budallaqe

Çështja Khashoggi/ Prishja e partneritetit me sauditët, cënon sigurinë

Konflikti Greqi-Turqi, Mike Pompeo vizitë në Athinë

Lojtarët e Superiores zbresin në fushë për të protestuar

Lojtarët e Superiores zbresin në fushë për të protestuar
















TE FUNDIT

Rama për Zvërnecin: Nuk e di çfarë ka thënë Gonzato, por e ka gabim

Rama për Zvërnecin: Nuk e di çfarë ka thënë Gonzato, por e ka gabim
9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama kundërshtoi deklaratat se projekti i shumëdebatuar në Zvërnec është pezulluar, duke thënë se nuk mund të pezullohet...

Lexo më shumë

Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur

Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur
9 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, foli për protestat e të rinjve dhe...

Lexo më shumë

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
9 Qershor, 2026

Nga konferenca me gazetarët, kryeministri Rama u dërgoi një mesazh protestuesve që prej 9 ditësh ‘derdhen’ përpara kryeministrisë. Ai pati...

Lexo më shumë

“Mbi 100 mijë protestues”, Rama-senatori amerikan: Janë më pak se 10 mijë

Protesta në Zvërnec, Rama-qytetarëve: S’iu kam tradhtuar kurrë
9 Qershor, 2026

Kyeministri Edi Rama i është përgjigjur senatorit amerikan Bernie Sanders, i cili ka reaguar për protestat që po zhvillohen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}