Sport

Lojtarët e Superiores zbresin në fushë për të protestuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:29 - 19/09/20 |
el ida

Ka vijuar edhe këtë javë bojkoti i klubeve shqiptarë të futbollit. Liga Profesioniste e Futbollit vijon të insistojë se ndeshjet nuk do të fillojnë deri sa qeveria të përmbushë kërkesat e tyre.

Sot, ekipet e futbollit zbritën në fushën e gjelbër ashtu siç ishte parashikuar në kalendarin e Kategorisë Superiore, për të lexuar edhe njëherë kërkesat e tyre drejtuar qeverisë shqiptare.

Disa ditë më parë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit iu drejtua me një letër të hapur kryeministrit Rama ku i kërkoi angazhimin e tij personal për zgjidhjen e këtij ngërçi.

Liga e Futbollit kërkon uljen e TVSH-së në masën 6%, faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet tatimore, fiskale dhe te sigurimeve shoqërore, ligj të ri për sponsorizimet dhe shtrirjen e efektit të pezullimit të tatimit mbi të ardhurat për lojtarët në 2-10 vjet./Opinion.al

Pas