Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jeni në një lidhje të re dhe po afron Shën Valentini? Ja si duhet të silleni

2018/02/07 at 8:00 AM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Jeni në një lidhje të re dhe po afron Shën Valentini? Ja si duhet të silleni

Sapo keni hyrë në një lidhje e papritur po afrohet Shën Valentini. Çfarë duhet të bëni? Një gjest të madh romantik apo të fshiheni e ta injoroni? Vallë partneri juaj i ri dëshiron të festojë me ju, apo i ka ardhur në majë të hundës me festën e të dashuruarve në lidhjet e mëparshme?


Jeni të dyjëzuar dhe kjo është fare normale, por nëse e keni kaluar fazën e bisedës “çfarë jemi ne”, e keni vendosur se jeni në një lidhje, mund të bëni një gjest të vogël romantik. Pra, as ta injoroni e as të dhuroni yje, por mbajini gjërat në një nivel të mesëm. Nëse nuk jeni të sigurtë se çdo të thotë nivel i mesëm, atëherë ndiqni këto hapa:

Vendosni çfarë kuptimi ka Shën Valentini për ju

Merrni njëherë kohë për vete që ta kuptoni se çfarë do të thotë Shën Valentini për ju. Nëse jeni romantik, atëherë është mundësia perfekte për t’i treguar partnerit sa e vlerësoni. Nëse lulet, muzika, qirinjtë nuk janë në tipin tuaj, nuk keni pse të ndiheni keq aspak. Sido të vendosni, mos e lini energjinë e Shën Valentinit t’ju gënjejë se është një hap i rëndësishëm në lidhjen tuaj.

Flisni me njëri – tjetrin

Pasi ta keni vendosur çfarë kuptimi merr për ju festa e të dashuruarve, flisni me partnerin. Tashmë jeni në një lidhje dhe duhet të merrni parasysh edhe dëshirat e tjetrit. Surprizat janë të bukura por është e mira të lihen për vitet pasardhëse kur lidhja juaj të jetë më e gjatë dhe më e konsoliduar.

Nëse bëni një gjest të madh romantik që partneri juaj nuk e pret, mund ta frikësoni atë. Nga ana tjetër nëse pritshmëria është pikërisht një gjest i madh romantik, duhet të përshtateni. Duke qenë se është vetëm fillimi dhe nuk duhet të pretendoni se ja lexoni me saktësi mendjen partnerit, atëherë gjëja e duhur është të flisni dhe të arrini në një kompromis.

Niseni bisedën kështu: “E di që sapo jemi lidhur por kam shumë dëshirë ta festoj Shën Valentinin dhe desha të flisnim se ç’do të bëjmë atë ditë,” ose “Po afron Shën Valentini dhe në fakt unë nuk e kam festuar, por dua të di nëse është e rëndësishme për ty”. Mund të jetë e sikletshme në fillim por do të shmangë të gjitha pritshmëritë dhe zhgënjimet.

Mos bëni gjëra të mëdha

Edhe nëse bini dakort për ta festuar, mos bëni gjëra të mëdha. Zëvendësojeni darkën romantike të shtrenjtë dhe dhuratat e shtrenjta për një gjë më të thjeshtë sepse e para, mund të frikësoni partnerin dhe e dyta, mund ta vini partnerin tuaj në siket sepse dhurata që ju ka bërë mund të mos jetë në lartësinë e asaj tuajës.

Tregohuni të kujdesshëm, jo gjenerik

Është shumë e thjeshtë të biesh në kurthin e mendimeve se si duhet të jetë dita e Shën Valentinit. Ju ende nuk e njihni mirë njëri tjetrin dhe nuk e dini nëse zgjedhja e duhur do të ishin lule e çokollata apo diçka tjetër. Sërish, biseda është çelësi për të shmangur çdo keqkuptim, por mund edhe të fokusoheni në gjërat që dini me siguri për partnerin dhe të mendoni diçka që lidhet me to.

Punojeni vetë dhuratën tuaj

Nëse partneri juaj nuk është materialist, atëherë asgjë nuk do ta bënte më të lumtur se një kartolinë që e keni pikturuar vetë apo një objekt, bizhuteri që nuk është e shtrenjtë por ka kuptim për të dy ju.

Tregohuni realist

Ekziston tendenca se sjellja e partnerit për Shën Valentin është tregues dashurie. Nga ana tjetër, arsyeja pse zhgënjehemi janë pritshmëritë. Është një kurth i rrezikshëm, sidomos për lidhjet e reja kur partnerët ende nuk janë të sigurtë nëse i/e zgjedhuri/a tyre i do.

Ulni pritshmëritë. Sapo jeni lidhur dhe nuk mund të prisni asgjë ekstravagante. Nuk e dini ende nëse lidhja juaj do të mbijetojë deri në festën e rradhës. Gjithashtu, nuk keni pse zhgënjeheni nga dhurata sepse duhet gjithmonë marrë parasysh mundësia financiare. Ndoshta partneri juaj, edhe pse i ri, do të kishte dëshirë t’ju dhurojë botën por nuk mundet.

Mos u ndjeni të detyruar të thoni “Të Dua”

Ka shumë emocion dhe energji dita e të dashuruarve, sidomos nëse jeni ende në fazën e muajit të mjaltit dhe partneri juaj ju duket qenia më perfekte që ecën mbi tokë.

Nuk duhet të mashtroheni nga situata dhe të thoni “Të Dua” nëse nuk e ndjeni. Duke qenë në fillim, gjasat janë që nuk e keni kaluar ende zënkën e parë, një situatë stresuese apo nuk keni parë ende anën e keqe të partnerit tuaj. Le ta pranojmë, askush nuk është perfekt.

Prandaj mos u ndjeni të detyruar të zotoheni për dashuri nëse nuk jeni gati. Pasi ta keni njohur partnerin edhe në të keq e sërish ndjeni dashuri, atëherë thuajeni./ Përgatiti: Elena Lika

Etiketa: dita e te dashuruarvekeshillaShën Valentini


Ju sugjerojmë

Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë
-Jetë dhe Stil

Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë

9 Korrik, 2025 12:18 pm
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“
-Kulturë

“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

8 Korrik, 2025 9:20 am
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
-Jetë dhe Stil

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

7 Korrik, 2025 5:15 pm
Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio
Life Style

Veshje për të mbrojtur punëtorët nga vapa, risia që sjell kompania në Tokio

7 Korrik, 2025 3:03 pm
Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup
Life Style

Me përditësimin e WhatsApp, nuk do të humbisni asnjë detaj nga bisedat në grup

7 Korrik, 2025 2:34 pm
“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
Life Style

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

6 Korrik, 2025 2:39 pm
Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?
Life Style

Të qash në punë: Dobësi, forcë apo thjesht njerëzore?

6 Korrik, 2025 9:48 am
Para
Horoskopi, 14 Dhjetor 2015

Horoskopi 7 Shkurt 2018, zbuloni shenjat me fat

I shtrirë në krevat, unë kuptova se e gjithë fama dhe pasuria është e pakuptimtë, fjalët e fundit të Steve Jobs

I shtrirë në krevat, unë kuptova se e gjithë fama dhe pasuria është e pakuptimtë, fjalët e fundit të Steve Jobs

Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Horoskopi, 7 Shkurt 2018
















TE FUNDIT

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga Syri i Kaltër në Sarandë. Pamjet e...

Lexo më shumë

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
11 Korrik, 2025

Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues. Sipas të dhënave...

Lexo më shumë

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës

Bosnje: Varrosen shtatë viktima në 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës
11 Korrik, 2025

Më 11 korrik, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari do të varrosen shtatë viktima të gjenocidit të Srebrenicës. Viktimat më të...

Lexo më shumë

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension
11 Korrik, 2025

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com