Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jack Smith, prokurori që ndoqi penalisht Trumpin e që çoi ish-krerët e UÇK në Hagë

2026/02/20 at 10:32 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Jack Smith, prokurori që ndoqi penalisht Trumpin e që çoi ish-krerët e UÇK në Hagë

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, kryeministri Edi Rama shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar presidentit Donald Trump që të ndërhyrje për të parandaluar një padrejtësi të mundshme ndaj 4-ish krerëve të UÇK-së, që pas një sage shqyrtimi gjyqësor prej më shumë 5 vitesh, Haga pritet të japë vendimin e saj.


Rama i kujtoi presidentit se akuzat ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së u fabrikuan kryesisht nga prokurori amerikan Jack Smith, i cili drejtoi 2 çështje penale kundër Trump, para se ky i fundit të fitonte mandatin e dytë presidencial.

Jack Smith, lidhja me Trump dhe UÇK

Prokurori amerikan Jack Smith, i njohur nga shqiptarët si kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë që ngriti aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçi, sot përballet me një hetim zyrtar në Shtetet e Bashkuara. Smith drejtoi hetimet dhe çoi përpara procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë, në SHBA ai është nën hetim nga Zyra e Këshilltarit të Posaçëm për shkelje të mundshme të Aktit Hatch, ligjit federal që ndalon zyrtarët të përfshihen në veprimtari politike gjatë ushtrimit të detyrës. Hetimi lidhet me rolin e tij si prokuror i posaçëm i emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland në nëntor 2022, kur ai drejtoi dy çështje penale kundër Donald Trump: për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara dhe për rolin në ngjarjet e 6 janarit 2021 në Kapitol. Të dyja rastet u rrëzuan nga gjykatat pas rikthimit të Trump në presidencë. Senatorë republikanë, mes tyre Tom Cotton, e kanë akuzuar Smith për “abuzim me pushtetin” dhe përdorim politik të drejtësisë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, ndërsa vetë Trump e quante kriminel.

Sa i përket çështjes në Hagë, më 24 qershor 2020, 3 ditë para se Thaçi të udhëtonte drejt SHBA-ve për të firmosur një marrëveshje me Serbinë, të ndërmjetesuar nga Trump, zyra e Smith bëri publike ekzistencën e një aktakuze ndaj presidentit të Kosovës dhe tre ish-zyrtarëve të tjerë të UÇK-së, ndërsa hetimi ishte ende në proces dhe para konfirmimit zyrtar nga gjyqtari i procedurës paraprake. Si pasojë, vizita e Thaçit në Shtëpinë e Bardhë u bllokua. Aktakuza u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor, çka çoi në dorëheqjen e Thaçit nga posti i presidentit të Kosovës.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, ndalim dhe trajtim çnjerëzor të të ndaluarve, zhdukje me forcë dhe përndjekje. Sipas aktakuzës, krimet dyshohet se janë kryer kundër kundërshtarëve politikë dhe personave të tjerë gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Të pandehurit janë vetëdeklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat dhe prej nëntorit 2020 mbahen në paraburgim në Hagë, ndërsa gjykimi ka nisur më 3 prill 2023 dhe vijon ende.



Ju sugjerojmë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

13 Korrik, 2026 7:16 pm
BE ndryshon rregullat e fluturimeve
Bota

BE ndryshon rregullat e fluturimeve

13 Korrik, 2026 7:12 pm
SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit
Bota

SHBA-të përdorin për herë të parë dronë detarë në luftimet kundër Iranit

13 Korrik, 2026 5:36 pm
Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës
Bota

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

13 Korrik, 2026 5:22 pm
GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit
Kronikë

GJKKO kthen për rihetim dosjen e Elvis Roshit

13 Korrik, 2026 4:35 pm
Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste
Bota

Britania shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

13 Korrik, 2026 4:32 pm
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

Trump: SHBA duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të

13 Korrik, 2026 4:05 pm
Para
35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Protesta e PD/ “Blindohet” kryeministria, 1400 efektivë policie në terren

Protesta e PD/ “Blindohet” kryeministria, 1400 efektivë policie në terren

Policia: Nuk marrim përsipër zhvillimin e protestës së PD, mund të ketë dhunë

Policia: Nuk marrim përsipër zhvillimin e protestës së PD, mund të ketë dhunë
















TE FUNDIT

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
13 Korrik, 2026

Mbipopullim, mungesë personeli dhe kushte denigruese.  Kjo është panorama në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shënkoll të Lezhës,...

Lexo më shumë

Sulmet ukrainase në Rusi, Putin: Kundërpërgjigjja do të jetë disa herë më e fuqishme

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
13 Korrik, 2026

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia do t’u përgjigjet sulmeve të Ukrainës në territorin e saj me një kundërpërgjigje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}