Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka marrë shumë urime në ditën e saj të lindjes… Por surpriza e së bijës dhe bashkëshortit, të cilët i kanë shkuar në Firence, ku Topalli është pjesë e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO e ka gëzuar pa fund, deputeten e PD-së. Ja çfarë shkruan ajo vetë në “Facebook”:
“Të dashur miq,
Sot, për ditëlindje që në mëngjes kam marrë shumë mesazhe urimi nga miket e miqtë e mij më të dashur!
Im bir Genari ka qenë urimi më i parë në 12.00. Po ashtu Tonçi dhe Megi që mbrëmë më ka bërë dhuratën më të bukur duke ardhur në Firence ku jam për punë.
I falemnderës Zotit që më ka falë dy fëmijë të dashtun! I jam mirënjohëse Tonçit, pa mbështetjen e të cilit nuk do isha ku jam. Falenderoj miqtë e vjetër e të ri të mi, bashkëpunëtorët e mi të mrekullueshëm gjatë viteve, që mbeten njëlloj të sinqertë e luajal!
Sinqerisht Jozefina!