-Jetë dhe Stil

Ja si është jeta e aktoreve pornografike jashtë xhirimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:45 - 06/11/15 |
root

Fotografja Katia Repina e takoi për herë të parë aktoren 23-vjeçare, Martën, në setin e një filmi për të rritur, në një fshat në rrethinat e Barcelonës tre vite më parë.
Albumi fotografik me titull “Më quaj Marta”, ka kapur momente të përditshmërisë së Martës, në aspektin personal dhe atë profesional gjatë dy viteve.
“Ky projekt nuk ka lidhje me seksin”, tha Repina për MailOnline. “Ka të bëjë me njeriun, personin pas punës. Është një punë si gjithë të tjerat. Kjo ka të bëjë për këtë person, për këtë vajzë në veçanti.”
2

Ndërsa shpjegonte projektin e saj, fotografja tha se Marta ndihej më rehat gjatë xhirimeve, e kundërta ndodhi kur duhej të prezantonte jetën e saj private. Ajo shtoi se aktorja nuk vjen nga familje e shkatërruar, me një baba të alkoolizuar, siç mund të mendohet, madje prindërit e Martës e patën të vështirë ta pranojnë profesioni e vajzës së tyre dhe nuk i folën për rreth një muaj, derisa i thane.

Marta është marrë fillimisht me fitness dhe më pas  vendosi t’i hyjë kësaj rruge  për ti siguruar vetes më shumë të ardhura… Ajo nuk u detyrua nga rrethanat për të ndjekur këtë rrugë. Ajo mendoi: “Më pëlqen seksi, po e provoj njëherë.
Tashmë 23-vjeçarja ka tre vjet në këtë profesion dhe është e lidhur me një djalë. Ky i fundit e pati të vështirë të mësohet me profesionin e të dashurës së tij, por sidoqoftë e ka pranuar këtë fakt.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas