TIRANE- Policia bën të ditur se për autorët e vrasjes së Linzës, po kërkohet në 3 qytete. Në Tiranë, Durrës dhe Laç.
Janë angazhuar 200 forca policie në këtë aksion, ndërkohë që dy ditë pas ngjarjeve u arrit të vihej në pranga i pari prej personave të dyshuar, Mirsad Kuçana, ish-efektiv i policisë së Shtetit.
Nuk dihen ende rrethanat se si është larguar Kuçana nga policia dhe lidhja e tij me Ervis Martinaj i cili dyshohet se e vrau Enton Nikajn.