Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja kush janë drejtorët e LSI-së në burg për korrupsion

2015/11/08 at 12:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja kush janë drejtorët e LSI-së në burg për korrupsion

Nuk ka një garë të përcaktuar, as ndonjë statistikë që të verifikojë se kush e mban rekordin e arrestimeve në rangun e drejtorëve në nivel partiak në qeverinë Rama-Meta, por fakt është se deri më sot kemi një numër të konsiderueshëm drejtorësh të arrestuar të cilët vijnë nga radhët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Të gjithë të përfshirë në afera korruptive dhe me një shtrirje nga veriu në jug, po ku rekordin e arrestimeve e mban Lushnja. Po kush janë drejtorët e arrestuar deri më sot që i përkasin LSI-së. Emrat e mëposhtëm janë vetëm një pjesë e listës së gjatë të të ndaluarve.


Më 29 shtator 2014, Policia e Durrësit, arrestoi drejtorin e Inspektoriatit të Mjedisit Durrës, Genc Balla, bashkë me vartës të tij, të cilët shtrëngonin për mitmarrje një kompani shqiptaro-kineze. Edhe Balla ishte i emëruar nga LSI.

genc balla

Në tetor 2014 u arrestua drejtori i Burgut Rrogozhinë, Ferdinand Doksani së bashku me dy mjekë, me akuzë se krijonin raporte false mjekësore për të dënuarit, me qëllim që këta të fundit të merrnin leje shpërblyese të pamerituara. Edhe Doksani ishte i emëruar nga  strukturat e LSI-së.

burgu rrogozhine

Në nëntor të 2014, Policia e Lushnjës ndaloi me urdhër të Prokurorisë, drejtoreshën arsimore në këtë qytet, Luiza Tabaku, e cila u merrte shuma të konsiderueshme mësuesve të rinj me qëllim për ti punësuar.

luiza tabku

 

Më qershor 2015, Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë arrestoi Drejtorin Rajonal të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Pjerin Xhuvani, I cili ishte pjesë e zyrtarëve të dyshuar për abuzim me fondin e ilaçeve të rimbursueshme, ku dëmi llogaritej në vlerën e 500 mijë eurove. Xhuvani ishte kryetar I LSI-së në Elbasan.

pjerin xhuvani

Më 27 qershor 2015, arrestohet në Tiranë, drejtori I Vlerësimit Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit, Albert Topçiu, ndërsa po merrte 2 mijë euro rryshfet, drejtuesit të një subjekti ndërtues. Albert Topçiu ishte njëkohësisht edhe drejtues I degës së LSI-së Fier.

albert topciu

Më 14 korrik 2015 arrestohet drejtori i Hipotekës Lushnjë, Elvis Bajazi bashkë me shoferin e institucionit. Ata u kapën në kushtet e flagrancës, duke marrë rryshfet për dhënien e një çertifikate pronësie në Lushnje.

elvis bajaziti

I fundit në radhë është Robert Shtëmbari, Drejtori i Emergjencave Civile në Lushnje, i cili u arrestua mengjësin e datës 4 nëntor 2015 me akuzën korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Shtëmbari I kishte kërkuar 1 milion lekë një qytetari në Lushnje në këmbim të një vendi pune.

robert shtembari

 



Ju sugjerojmë

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
Bota

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave

29 Qershor, 2026 7:50 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi 29 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

29 Qershor, 2026 7:46 am
Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Para
Tragjedi familjare, furgoni shtyp në oborr foshnjën 17 muajshe

Tragjedi familjare, furgoni shtyp në oborr foshnjën 17 muajshe

Ku e kaluan vipat fundjavën?!

Ku e kaluan vipat fundjavën?!

Si ndryshuan llogaritë e Berishës e ministrave pas rënies nga pushteti

Si ndryshuan llogaritë e Berishës e ministrave pas rënies nga pushteti

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
29 Qershor, 2026

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të...

Lexo më shumë

Horoskopi 29 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Horoskopi, 12 janar 2026
29 Qershor, 2026

Dashi Falë mbështetjes që do t’ju japë Urani, jeta juaj në çift do të jetë shumë e qetë dhe aspak...

Lexo më shumë

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
28 Qershor, 2026

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi sot, pas tre ditësh armiqësish të ripërtërira, se çdo ndërhyrje në menaxhimin e...

Lexo më shumë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
28 Qershor, 2026

Ish-nën kryetari i PD Edmond Spaho ia ka kërkuar disa herë dorëheqjen Edi Ramës nga salla e Kuvendit gjatë viteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}