Një çift transgjinorësh ka treguar publikisht se si kanë planifikuar të martohen dhe të kenë fëmijë pas gjetjes së njeri tjetrit në Instagram.
Ryan Said 24 vjeç dhe Jamine Merino, 18 vjeç, pas njohjes në Instagram dhe bisedave të gjata në Skype, vendosën të takoheshin dhe prej atij momenti kërkojnë që të pranohen pa paragjykime.
Saidi tregon se kur familja mësoi vendimin e tij, ata humbën ndjenjat dhe atë e dërguan në një psikiatri sepse menduan se ishte i sëmurë.
Por që prej asaj kohe familja e pranoi dhe për katër vjet rresh ai ka përdorur terapi hormonale.
Ndërsa Zonjusha Merino e ka përdorur këtë terapi për dy vjet.
Çifti po planifikon të martohet dhe të ketë fëmijë duke përdorur vezët e Said dhe spërmën e Merinos.