Bota

Izolimi në Izrael zgjat deri në nëntor, do të jetë më i ashpër se i marsit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:18 - 24/09/20 |
el ida

Qeveria e Izraelit ka vendosur që të mbajë në fuqi masën e izolimit total.

Vendimi hyn në fuqi të premten dhe me shumë mundësi do të zgjasë deri në fund të festave hebraike, me 9 nëntor.

Izolimi i ri do të jetë më i ashpër se ai i marsit dhe përfshin edhe mbylljen e sinagogave, tregjeve jo të domosdoshme, reduktimin e linjave të transportit publik si dhe kufizon familjet që të takohen vetëm në ambiente të brendshme.

Ndërkohë, masat e qeverisë izraelite janë kundërshtuar shpesh nga qytetarët, të cilët kanë protestuar kundër tyre. Por kryeministri Netanyahu i konsideron të domosdoshme për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Edhe pse ktheu masat e izolimit në fillim të kësaj jave për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus./Opinion.al

Pas