Kryesore

COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:27 - 24/09/20 |
Opi Nion

Vijon normalizimi i shifrave të pandemisë në Kosovë. Sipas të dhënave në 24 orët e fundit, në këtë shtet nuk ka pasur humbje jetë nga COVID-19.

Mësohet se nga 592 testime, janë konfirmuar me koronavirus 63 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, deklaron se janë shëruar edhe 87 persona, ndërsa raste aktive janë edhe 1,730.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, IKSHPK-ja ka raportuar për 15,333 të prekur me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar po këtë ditë se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtruar 196 pacientë, prej tyre 110 janë të prekur me koronavirus.

Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se tre pacientë janë në respiratorë, tetë janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 118 pacientë të tjerë janë në oksigjeno-terapi./ Opinion.al

Pas