Bota

Izraeli aplikon dozën e tretë të vaksinës për personat mbi 60 vjeç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:46 - 29/07/21 |
Opi Nion

Izraelitët e vaksinuar mbi 60 vjeç do të mund të marrin një dozë të tretë të vaksinës Pfizer duke filluar nga e diela, me kusht që të kenë kaluar më shumë se pesë muaj nga doza e dytë. Ky lajm u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë e cila kërkoi nga institucionet që të organizoheshin lidhur me këto procedura.

Izraeli është vendi i parë në botë që ndërmerr një hap të tillë. Dje, një ekip ekspertësh këshilluan qeverinë që të kalonte në shpërndarjen e dozës së tretë pasi vuri në dukje një rënie të efikasitetit të vaksinave midis atyre që ishin imunizuar gjashtë muaj më parë./Opinion.al

Pas