Bota

Italia lehtëson masat për udhëtarët shqiptarë, vetëm 5 ditë karantinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:46 - 30/07/21 |
Opi Nion

Italia ka firmosur rrehulla të reja për frenimin e pandemisë në vend.

Në rregullat e publikuara, vihet re se vende që nuk janë pjesë në Bashkimin Evropian, por që nuk bëjnë pjesë në vendet e riskut të lartë të rrezikshmërisë, si Shqipëria apo Kosova, do të lejohen të futen në Itali, duke respektuar një karantinë 5 ditore.

Nga ana tjetër mësohet se udhëtarët duhet të prezantojnë përpara fluturimeve me avion, apo lundrimeve me anije, një tampon negativ i bërë jo më shumë se 72 orë para nisjes.

Ky afat është reduktuar në 48 orë për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe apo Irlanda e Veriut. E detyrueshme do të jetë karantina 5 ditore për udhëtarët që vijnë nga Shqipëria. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molekular  antigjenik.

Ndërkohë mësohet se udhëtimi në territorin italian me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme minikarantinimi 5 ditor./Opinion.al

Pas