Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Italia engjëll mbrojtës “, Rama: S’do ishim këtu ku jemi pa ndihmën e saj

2021/03/06 at 10:21 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Italia engjëll mbrojtës “, Rama: S’do ishim këtu ku jemi pa ndihmën e saj

Kryeministri Edi Rama është prezent ditën e sotme në ceremoninë e përkujtim të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puglia-s, në Këshillin Rajonal të Puglia-s, krah ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio dhe Kryetarit të Këshillit, Michele Emiliano.


Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë.

“ Kur pashë ato pamje që u shfaqen, mendoj se është e pabesueshme që ata njerëz ishim ne, jo ne shqiptarët, por shqiptarët që jetojnë në ditët e sotme, sepse duket një histori që ka ndodhur mijëra vjet më parë, por në 30 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra, edhe sepse ne vinim nga tepër lart dhe ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme, të jashtëzakonshme, por ajo që i bën të pabesueshëm, është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën nëpër ato anije dhe janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie, janë gati gjysmë milioni dhe gati 50 mijë që kanë një ndërmarrje të vogël dhe mijëra studentë nuk shihen më nga askush si njerëz të dyshimtë. Mbaj mend që për ne, Italia ishte një ëndërr, unë kam pasur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë, që më thoshte shqipja e të parëve tu. Italishjtja e të kaltërtve tanë. Italia ishte ekrani i vogël i Rait, n atë kohë nuk mund të kapnim Rain në Tiranë se ishin zhurmues, ne ishim shumë të lumtur kur shkonim te gjyshja me pushime, jo vetëm për detin, por edhe për të parë Rai, ne iknim nga plazhi që të shihnim lajmet në TV, ishte njësoj si të shihnim si kinema, nuk di se çfarë kuptonim, e më pas ndodhi kjo situatë ballafaqimi me realitetin e Italisë dhe sigurisht nuk ishte ajo që ne kishim parë në ekran, aq më pak edhe në ekranin e MediaSet, se ishte një realitet i përbërë nga shumë gjëra, në atë kohë ne vuanim idenë që na shihnin si të dyshimtë. Një gazetar përballë telekamerës, ishte aty ku kishte ndodhur vrasja dhe ai thotë :”nuk ka gjurmë të vrasësit, por dyshohej se ishte shqiptarë”. Tani më kjo bën pjesë në të kaluarën, ka ndodhur një mikpritje. Kur ndodhën piramidat financiare dhe vendi iu afrua buzës së greminës, s’kishte më shtet, rrugët ishin në duart e njerëzve që krijonin banda dhe Italia mbërriti me një operacion të madh ushtarak, por edhe me një ndihmë të drejtpërdrejtë. Romano Prodi ishte nismëtar, për të na ndihmuar, me shumë ndihma në të gjitha kuptimet, e më pas gjatë gjithë periudhës së rindërtimit, ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë. Sigurisht edhe çasti i tmerrshëm i tërmetit, edhe ky qe një çast mbrojtjeje nga ana e Italisë që falë Luigit që u përfshi si të ishte Napoli që po digjej dhe jo një vend nga ana tjetër e detit, ishte e pabesueshme, nuk është retorikë kjo, por nuk është për të thënë gjëra që na pëlqejnë, por është e vërteta, të shihje djem e vajza që kishin mbërritur shumë atëherë kur kishte jetë për të shpëtuar nën gërmadhë, ishin jetë njerëzish të një vendi tjetër, ku ndoshta ata kishin mbërritur për herë të parë. Është bërë shumë në të gjitha fushat, unë mendoj që po të bëjmë një simulim që të heqin gjithçka ka bërë Italia për ne, Shqipëria do të ishte end në një pozicion të brishte nga sa jemi sot, ende nuk është pozicioni që duam nga ana e drejtësisë, ekonomisë, por është shumë më ndryshe nga sa ishte, por te heqim kontributin e Italisë, nuk do ishim në këtë pozicion. Në Itali vrasësi i zhdukur pa lënë gjurmë që me shumë të ngjarë do ishte shqiptar, shqiptari dyshim mbetet edhe sot, në ndonjë pjesë të Europës”, tha Rama.

Rama gjithashtu është vlerësuar me çmim “Rrënja e Puglia-s”  i cili përgjithsisht u jepet shtetasve italinanë, por në shenjë respekti autoritetet e kësaj zone  ia kanë dhënë dhe kryeministrit shqiptar./Opinion.al

Etiketa: eksoditaliRMAshqiperi


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Rama tregon mesazhin nga Rinasi: S’donte të hynte në Tiranë pa përforcime

Rama tregon mesazhin nga Rinasi: S'donte të hynte në Tiranë pa përforcime

1938/ Rekomandimi i Mbretit Zog për shqiptarët për festën e Pavarësisë

1938/ Rekomandimi i Mbretit Zog për shqiptarët për festën e Pavarësisë

Mbytet në rezervuar 58-vjeçari në Devoll, dyshohet për infarkt

Mbytet në rezervuar 58-vjeçari në Devoll, dyshohet për infarkt
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}