Një çift shqiptarësh janë shoqëruar në polici, pasi fqinjët i kanë denoncuar kur panë se ata kishin therur një dele në oborrin e shtëpisë.
Dy ditë para Pashkëve, një familje shqiptare që jeton në Arquà Polesine të Italisë menduan të ‘bënin gjak’, duke therur një dele për të festuar Pashkët, por fqinjët e kanë quajtur të palogjikshme veprimin dhe kanë telefonuar policinë.
Karabinierët shoqëruan çiftin në komisariat, i cili akuzohet për shkeljen e standardeve sanitare për tjerrjen e kafshëve në banesë.